LAJMI I FUNDIT:

50 mijë euro për të ndihmuar nënat vetushqyese dhe gratë në biznes në Komunën e Obiliqit

50 mijë euro për të ndihmuar nënat vetushqyese dhe gratë në biznes në Komunën e Obiliqit

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me drejtoreshën e AZHR-së Qendër, Mrikë Macula, në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta të cilat kanë për qëllim ndryshimin e mirëqenies socio-ekonomike për qytetarët e Obiliqit.

Ky memorandum parasheh edhe implementimin e grant skemës “Përkrahja e nënave vetushqyese dhe grave në biznes“, ku vlera e këtij granti është 50,000.00€, në kuadër të subvencioneve të komunës së Obiliqit dhe është i dedikuar për kategorinë e nënave vetushqyese dhe grave ndërmarrëse.


Kjo grant skeme do jetë e ndarë në dy lote; Loti 1 Start Up(biznese ekzistuese) dhe Loti 2 (ndërmarrjet mikro dhe të vogla me qarkullim deri në 2,000.00€) , ndërsa shuma do të jenë; për Loti 1 nga 1,000.00€ deri në 1,500.00€ dhe Loti 2 nga 1,000.00€ deri në 2,500.00€, dhe hapja për aplikim do të jetë që nga sot.

Kryetari Gashi gjatë nënshkrimit të këtij memorandumi, është shprehur se: “Jam i përkushtuar në përkrahjen e të gjitha kategorive të shoqërisë, sidomos në këtë kohë pandemie, përkrahja e bizneseve të vogla dhe fillestare është më së e domosdoshme, andaj inkurajoj për aplikim të gjitha gratë në biznes dhe nënat vetushqyese, po ashtu falënderoj znj.Macula, për bashkëpunimin e vazhdueshëm në theks të veçantë fuqizimin e rolit të gruas në vendimmarrje”.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori