LAJMI I FUNDIT:

5 vjet nga vendimi i Kushtetueses rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit

5 vjet nga vendimi i Kushtetueses rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit

Sot mbushen pesë vjet qëkur Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi vendimin për “kontestin” ndërmjet PDK-së dhe LAN-it.

Vendimi final i Kushtetueses nuk dalloi nga njoftimi i datës 22 gusht 2014 ku zgjedhja e Isa Mustafës për kryetar të Kuvendit të Kosovës u cilësua antikushtetuese.


Kushtetuesja vendosi në favor të PDK-së, duke publikuar të plotë vendimin e saj në ueb-faqen e saj përkitazi me vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit, më 17 korrik 2014.

Në vendimin final Gjykata Kushtetuese nuk jep sqarime nëse në rast të dështimit të zgjedhjes së kryeparlamentarit nga një grup parlamentar, e drejta t’i kalohet grupit tjetër, që rrjedhimisht askund në Kushtetutë nuk parashihet që dështimi në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit do të shkaktonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

“Është e drejtë dhe detyrë e të gjithë deputetëve të Kuvendit që të gjejnë mënyrën për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, në pajtim me dispozitat kushtetuese në lidhje me rregulloren relevante të Kuvendit dhe ta bëjnë Kuvendin funksional”, thuhet mes tjerash në arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në një deklaratë për media, blloku i partive në koalicion LDK-AAK-Nisma, vlerësoi se me aktgjykimin e Kushtetueses, të publikuar më datën 26 gusht 2014, hapej rruga për krijimin e institucioneve nga blloku LDK-AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.

“Aktgjykimi, në veçanti në pikat 126 dhe 127, saktëson të drejtën dhe detyrimin kushtetues të deputetëve për të gjetur mënyrën për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, i cili zgjidhet me shumicën e votave. Koalicioni LDK-AAK-Nisma, bashkë me partnerët, do të vijojë punë për të finalizuar ndërtimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, në përputhje me vullnetin e të zgjedhurve të popullit të Kosovës. Koalicioni dhe partnerët janë të përkushtuar që institucionet të ndërtohen sa më parë, me qëllim që të jenë në funksion të interesave të qytetarëve te Kosovës”, thuhej në reagim.

Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj ka konstatuar se seanca konstituive e filluar më 17 korrik 2014, nuk është realizuar plotësisht, nuk janë zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Kuvendi duhet ta përfundojë seancën konstituive, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët në pajtim me nenin 67 (2), në lidhje me nenin 64 (1), të Kushtetutës dhe me Kreun III të Rregullores së punës që zbaton këto nene dhe në pajtim me këtë aktgjykim. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori