Rutina më intensive që do ta provoni ndonjëherë

Pesë minuta mund të duken si asgjë, një bisedë e shkurtër në telefon, një pushim kafeje apo një shëtitje e vogël. Por kur këto pesë minuta i kushtohen një trajnimi intensiv, ato shndërrohen në një provë të vërtetë të forcës dhe qëndrueshmërisë suaj. Ky është programi që në dukje zgjat pak, por në realitet do t’ju bëjë të ndieni çdo muskul të trupit dhe të rimendoni kufijtë tuaj.


Në këtë rutinë nuk ka vend për justifikime. Tetë ushtrime të shkurtra, të përqendruara dhe pa pothuajse asnjë pauzë, e shndërrojnë “mungesën e kohës” në një arsyetim që bie poshtë. Këto lëvizje do t’ju ngrenë pulsin, do të aktivizojnë metabolizmin dhe do të çlirojnë energjinë e grumbulluar gjatë ditës.

Pra, pesë minuta janë të mjaftueshme për të testuar forcën, kondicionin dhe disiplinën tuaj. Rutina është brutale, por jashtëzakonisht efikase dhe pasi ta keni provuar, do të ndiheni më të fuqishëm, më të lehtësuar dhe plot energji për pjesën tjetër të ditës, transmeton Telegrafi.

Si funksionon?

▪ Çdo ushtrim zgjat 30 sekonda.
▪ Nëse keni fuqi, përsëritni të gjithë setin edhe një herë.
▪ Pushimi është minimal, maksimumi 5 sekonda mes ushtrimeve.
▪ Qëllimi: të ngritët pulsi, të aktivizohet metabolizmi dhe të çlirohet energjia.

Ushtrimet

Thrusters – Fokus në bark, nxirrni frymën ndërsa ngrini peshat. Synoni 15 përsëritje.

Box jumps – Për sfidë shtesë, mbani duart pas kokës. Kombinimi i kërcimit dhe kontrollit të frymëmarrjes është fitues.

Push ups – Mbajeni trupin të fortë dhe kryeni ushtrimin ngadalë, me ritëm të qëndrueshëm.

Mountain climbers – Kur lodhja rritet, përqendrimi te frymëmarrja e rregullt është çelësi.

Row me pesha – Aktivizon shpinën, shpatullat dhe krahët – gjithçka në një ushtrim.

Ushtrimi kanotazh – Qëllimi: 80–100 metra në 30 sekonda. Shpejtësi dhe fokus maksimal.

Kërcimi me ulje – Qëndroni të fortë dhe fokusohuni në frymëmarrje. Për variant më të lehtë, bëni galiç klasik.

Përplasja e topit – Shfrytëzoni gjithë fuqinë, lëshoni stresin e përditshëm – terapi e pastër në lëvizje.

Pesë minuta. Tetë ushtrime. Zero justifikime. Nëse kërkoni një trajnim intensiv që aktivizon të gjithë trupin, kjo është rutina juaj.

Për ata që e duan djersën dhe sfidën, ky është programi ideal dhe pas tij do të ndiheni të fuqishëm, plot energji dhe gati për çdo sfidë që sjell dita! /Telegrafi/