Prindërit e Mateo Vasiut, i cili u vra nga Klodian Çlamani, kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje. Për këtë arsye ata kanë nisur të mbledhin firma në Fier, por dhe në qytete të tjera.
Kjo nismë deri më tani është shtrirë në 5 qytete dhe janë rreth 5 mijë qytetarë që kanë firmosur. Pritet që peticioni i prindërve të Mateos të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Ata shpresojnë që brenda 3 ditëve të kenë mbledhur mjaftueshëm firma për t’ia dërguar më pas Kryeministrit dhe Kuvendit.
E kujt ishte iniciativa për mbledhjen e firmave për rikthimin e dënimit me vdekje?
Iniciativa nisi menjëherë në dyert e gjykatës së Fierit, nga familjarët e Mateos së vogël 8-vjeçar. Në momentin që ata kanë pritur vrasësin për masën e arrestit dhe ka pasur edhe tension, por pasi janë bindur masa e arrestit u dha në mungesë menjëherë ka qenë një vendim i papritur i familjarëve për të kërkuar dënimin me vdekje. Ju keni parë gjatë ditës sot aty kanë qenë të pranishëm prindërit, të afërm, familjarë, banorët të të gjithë fshatit Grecalli, kanë qenë një pjesë e madhe e qytetarëve të Fierit. Më pas në kor është kërkuar dënim me vdekje në çfarëdolloj mënyrë qoftë. Ata kërkojnë patjetër dënimin me vdekje, në të kundërt janë shprehur nëna dhe babai i Mateos, ne do të hakmerremi vetë. Madje në dyert e gjykatës së Fierit, ashtu siç nuk kishte ndodhur më parë, ishin përgatitur dhe të bindur për të vrarë autorin e vrasjes së djalit të tyre.
Më pas peticioni është shpërndarë në të gjithë qytetet e vendit, kryesisht Fier, Lushnje, Vlorë dhe Berat, janë mbledhur një numër i madh firmash. Madje edhe në këto momente ende familjarët vazhdojnë të qëndrojnë në sheshin e fierit dhe të kërkojnë mbledhjen e firmave.
Keni një informacion sa firma janë mbledhur deri më tani?
Unë kam pyetur familjarët dhe më kanë bërë me dije që të paktën deri më tani kanë mbledhur 5 mijë firma. Janë të shumtë qytetarët që i drejtohen, nuk ka pasur asnjë refuzim për të mos hedhur firmën, Madje krahas emrit mbiemrit dhe firmës është shënuar edhe numri i kartës së identiteti të çdo personi që firmos në ato letra. Janë të shumta reagimet dhe pothuajse i gjithë opinioni publik është në një mendje që të rikthehet dënimi me vdekje.
Po e shtrijnë në të gjithë Shqipërinë peticionin?
Është shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Të paktën 5 qytetet që janë në kufi me Fierin janë mbi 1 mijë firma. Në Fier po vazhdon, madje nesër do të vazhdojë dhe do vijnë edhe në Tiranë. Ata pretendojnë që brenda 3 ditëve të mbledhin një numër të konsiderueshëm firmash dhe më pas i gjithë peticioni t’i drejtohet kryeministrit dhe parlamentit.
Ata kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje apo dënimin e autorit?
Familjarët në fakt janë të çorientuar për shkak edhe të asaj që i ka ndodhur. Ata kërkojnë vdekjen e autorit të krimit, por më pas janë qartësuar, siç duket kanë biseduar me persona të tjerë dhe orët që kalojnë i bëjnë më të vetëdijshëm për atë çka ka ndodhur: kërkuan rikthimin e dënimit me vdekje./Tv Klan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe