LAJMI I FUNDIT:

5 benefitet që do të marrësh në trajnimin “I love my Business”

5 benefitet që do të marrësh në trajnimin “I love my Business”

Po pret suksesin të vijë dhe të të trokasë në derë? Po pret lumturinë të niset drejt teje, bashkë me dyert e hapura, bashkëpunëtorët dhe njerëzit më të talentuar e të aftë që të vijnë të takojnë? Nëse je strukur në mendime dhe dëshira, dhe nuk po hedh asnjë hap për t’i arritur ato, asgjë nuk do të niset për të ardhur tek ti. Askush nuk do të vijë. Asgjë nuk do të bëhet e jotja kaq thjeshtë dhe pa mundim.

Besoj se dikur, në një ditë të lumtur ose të hidhur të jetës tënde i ke bërë vetes një premtim. Premtimin se do të bëhesh njeriu që ke ëndërruar gjithmonë të jesh.

Nuk di të flas për ëndrrën tënde, atë e di vetëm ti, por thjesht kujtoje një çast. Cili dëshiron me gjithë zemër që të jesh? Një mjek që shpëton jetë njerëzish, një biznesmen i zoti që siguron të ardhura për veten, familjen, por edhe për ata që punëson…Mund të duash të jesh një artist i suksesshëm, këngëtar, shkrimtar, ose thjesht një udhëtar që ka si ëndërr t’i bie botës përqark dhe të bëjë realitet këtë thirrje të brendshme.

Qëllimet, misionet, dëshirat e secilit prej nesh janë të ndryshme dhe asnjëra prej tyre nuk është më e mirë se tjetra. Nëse të bëjnë të lumtur ato janë gjithmonë të duhurat për ty. Ajo që ne duhet të bëjmë është të mos e lëmë atë që na ka ndodhur në të shkuarën dhe që është regjistruar në të pavetëdijshmen tonë të vendosë për ne. Duhet të jemi vetë ne që marrim në dorë fatin tonë dhe nisemi për në shtigjet ku busulla e brendshme na drejton.

I love my Business, një program i ndërtuar nga trajneri i jetës dhe biznesit, Ermal Mamaqi, ka në fokus zhvillimin e brendshëm personal, përmirësimin e mendësisë në jetë, profesion dhe biznes, si dhe motivimin për ta jetuar jetën më me qëllim dhe pasion.

Regjistrohu në “I love my Business”!

Në këtë trajnim dy ditor do të mësosh:

Si të rritesh në karrierë,

Si të jesh më i motivuar në punë,

Si të ndalosh mendimet negative,

Të gjesh çfarë vërtet dëshiron të bësh në jetë,

Të kesh marrëdhënie më të mira me njerëzit e tjerë, kolegët, miqtë dhe mbi të gjitha me VETEN, që është njeriu më i rëndësishëm.

Nëse je duke menduar që të duhet një Zgjim, një ndryshim në jetë, duhet të bëhesh menjëherë pjesë e kësaj përvoje, e cila do t’i japë jetës tënde ngjyra të reja që i kishin munguar.

I LOVE MY BUSINESS

16 & 17 dhjetor në Prishtinë

Regjistrohu në këtë link!