LAJMI I FUNDIT:

410 mijë euro për rregullimin e shtratit të lumit “Drini i Bardhë”

410 mijë euro për rregullimin e shtratit të lumit “Drini i Bardhë”

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Ferat Shala, kanë nënshkruar një marrëveshje për financimin e projektit për rehabilitimin e shtratit të lumit “Drini i Bardhë”.

Për projektin i cili do të filloj të realizohet këtë vit janë ndarë 410 mijë euro dhe përfshinë pjesën e shtratit të lumit nga SHMT “Fehmi Agani” në drejtim të “Ura e Haxhisë” .


Sipas kësaj marrëveshje, Komuna do të krijoj kushtet e nevojshme për realizimin e projektit si dhe procedurën e tenderimit.

Me realizimin e këtij projekti, qytetarët përfitojnë edhe një shëtitore më shumë dhe hapësirë rekreative. /Telegrafi/