Faza e trajnimit për përgjegjësinë e raportimit, verifikimin e fakteve dhe gazetarinë mobile “Mobile Journalism” ka mbyllur me sukses aktivitetet e tij, një trajnim i ofruar nga Telegrafi, Pixel dhe Shqip.ai.
Trajnimi, që u fokusua në zhvillimin e gazetarisë mobile, ka përfshirë edhe aspekte të gazetarisë tradicionale, duke i trajnuar pjesëmarrësit si të raportojnë në kohë reale, si të verifikojnë faktet dhe si të ndjekin standardet etike të gazetarisë.
Pjesë e trajnimit ishin 67 kandidatë, të cilët kanë krijuar 41 video artikuj, duke trajtuar tema lokale të rëndësishme si prodhimi i videove, krijimi i përmbajtjes, verifikimi i fakteve dhe monetizimi i medias.
CEO i Telegrafit, Gantian Lluka, ka vlerësuar si tepër të suksesshëm projektin e fundit të platformës, i cili synon zhvillimin e gazetarisë mobile në nivel lokal.
Projekti ka përfshirë trajnime për mbi 67 pjesëmarrës nga shtatë rajone të ndryshme, duke u fokusuar në krijimin e përmbajtjes, raportimin në kohë reale, fact-checking dhe elemente të tjera të gazetarisë moderne.
“Ky projekt i rëndësishëm për neve sot po përfundon. Kemi marrë pjesë në shtatë rajone, ku janë trajnuar mbi 67 pjesëmarrës nga shtatë rajone të ndryshme me gazetarinë mobile për përmbajtjen, raportimin në kohë reale, fact-checking e shumë të tjera. Gjithashtu ka qenë edhe pjesa e produksionit të videove nga partnerët tanë Pixels dhe SHQIP.AI, si dhe për inteligjencën artificiale në media”, tha Lluka.
Ai theksoi rëndësinë e fokusimit të mediave në përmbajtjet lokale, duke shtuar se Telegrafi synon të sjellë më pranë lexuesve tregimet pozitive dhe inspiruese nga të gjitha rajonet e Kosovës.
“Prishtina nuk është komplet Kosova, por Kosovën e ndërtojnë edhe rajonet, qytetet dhe fshatrat që kanë përmbajtje të jashtëzakonshme, por fokusi i mediave qendrore shpesh i ka lënë anash regjionet. Telegrafi, me projektin ‘Telegrafi Lokal’, ka kthyer vëmendjen tek këto regjione, duke nxjerrë në pah përmbajtjet më të mira nga komunitetet dhe qytetarët”, shtoi ai.
Lluka nënvizoi se ky angazhim për gazetarinë lokale nuk ndikon vetëm në informimin e komuniteteve të vogla, por gjithashtu frymëzon dhe informon të gjithë Kosovën, si dhe lexuesit e shumtë në Maqedoni, Shqipëri dhe diasporë.
Përfaqësuesi i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, Christian Bottcher, ka vlerësuar projektin për zhvillimin e gazetarisë mobile dhe forcimin e mediave lokale si një nismë me rëndësi të madhe për fushën e medias së pavarur në vend.
“Ky projekt është i një rëndësie të madhe, në fakt, nuk është thjesht i rëndësishëm, por thelbësor për fushën e medias së pavarur këtu në Kosovë, sepse fokusohet në aspektet jashtëzakonisht të rëndësishme dhe sfidat me të cilat përballen shumë media këtu. E para dhe më e rëndësishmja prej tyre është qëndrueshmëria financiare. Ky projekt i inkurajon dhe u ofron mediave mjetet e duhura për të arritur qëndrueshmërinë dhe për t’u zhvilluar në të ardhmen”, tha Bottcher.
Brunilda Milkani, përfaqësuese e GIZ, ka vlerësuar lart projektin e Telegrafit, duke e cilësuar si një nismë unike në kuadër të mbështetjes për mediat lokale në Ballkanin Perëndimor.
Ajo theksoi se ky projekt dallohet për mënyrën e tij inovative të zbatimit dhe ndikimin e tij në gazetarinë lokale.
“Ka qenë një projekt unik në fakt, sepse në kuadër të projektit të përgjithshëm Sustain Media, mbështeten rreth 87 projekte në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aplikimi i projekt-propozimit të Telegrafit ishte shumë i veçantë, sepse ata do të bashkëpunonin me shtatë komuna dhe gazetarë të rinj. Ajo që ishte shumë e rëndësishme për ne si mbështetës të projektit ishte që t’u jepnim akses të rinjve jashtë qendrës së Kosovës dhe kryeqytetit në teknologji dhe në ekspertizën më të mirë të fushës së inteligjencës artificiale dhe medias”, tha Milkani.
Ajo vuri në dukje se projekte të tilla, që ofrojnë qasje në burime dhe ekspertizë për gazetarët e rinj jashtë qendrave kryesore, janë të rralla edhe në vende të tjera të rajonit, përfshirë Shqipërinë.
“Kjo nuk ndodh as në Tiranë apo në Shqipëri, sepse sapo del jashtë kryeqytetit, këto mundësi janë shumë më të kufizuara. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është rrjeti që krijon ky projekt dhe mundësia për t’i dhënë këtyre storieve lokale audiencën që Telegrafi ka. Nëse ky projekt nuk do të ekzistonte, shumë nga këto histori do të mbeteshin lokale, siç ndodh shpesh në mediat e vogla lokale”, shtoi ajo.
Duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së mediave të pavarura, Bottcher shtoi se projekte të tilla ndihmojnë në krijimin e një ambienti më të qëndrueshëm dhe profesional për gazetarinë, duke u dhënë mundësi mediave lokale të jenë më të pavarura dhe më të qëndrueshme.
Aktivitetet janë zhvilluar në 7 rajone të Kosovës, ku pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike dhe teorike, duke ndihmuar kështu në avancimin e gazetarisë në vend.
Pasi kanë përfunduar trajnimin, janë ndarë edhe çmimet për tri video storiet më të mira, një vlerësim për punën intensive dhe kreative të pjesëmarrësve.
Çmimi për vendin e parë i takon Velard Paqarizit me storien “Azemi dhe karroca e tij, një histori përkushtimi në rrugët e Shatërvanit”, vendi i dytë i takon Florinda Kelmendit me storien “I riu me sindromën Down që gërsheton shkëlqyeshëm arsimimin dhe punësimin”, dhe vendin e tretë për Lendrit Qeli, me storien “Luan Qukani, poçari i Gjakovës që ruan traditën familjare të zejes së poçarisë për katër gjenerata”.
Ky projekt është mundësuar nga Programi #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, dhe i zbatuar nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
(Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e Telegrafit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo Qeverisë Gjermane). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker