LAJMI I FUNDIT:

35% e të diplomuarve të vitit 2020 në ASK, do t’i vazhdojnë studimet në universitetet më prestigjioze të Evropës

35% e të diplomuarve të vitit 2020 në ASK, do t’i vazhdojnë studimet në universitetet më prestigjioze të Evropës

Zhvillimi dhe trajnimi i vazhdueshëm i mësimdhënësve mbetet një ndër qëllimet kryesore të American School of Kosova. Të gjitha këto dhe falë angazhimit të pandalshëm të të gjithë anëtarëve të ASK-së, bënë që agjensioni më i lartë i akreditimit të shkollave në botë, AdvancED, të radhisë American School of Kosova si një ndër shkollat më të mira në botë.

Nxënësit të cilët diplomojnë në American School of Kosova jo vetëm që arrijnë të pranohen por edhe arrijnë të pajisen me bursa të plota për shkollim në universitete prestigjioze anekënd botës.

35% e nxënësve të diplomuar këtë vit janë pranuar në universitete të ndryshme ndërkombëtare në 8 shtete të ndryshme si: Zvicër, Angli, Belgjikë, Holandë, Gjermani, Kroaci, Francë dhe Hungari.

Ata do të vazhdojnë studimet e tyre në drejtime të ndryshme si Komunikim Ndërkombëtar dhe Media, Inxhineri Mekanike, Biznes dhe  Menaxhim, Mjekësi, Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Shkenca Kompjuterike dhe Juridik.

American School of Kosova është shkolla ku fëmijët përfitojnë si nga aspekti personal poashtu edhe ai akademik, me eksperiencë të jashtëzakonshme dhe mundësi të pafundme suksesi. Rëndësi e veçantë në ASK i kushtohet edhe trendeve botërore, sidomos atyre që lidhen me teknologji. Andaj, të mësuarit virtual (online) gjatë muajve të fundit nuk ka qenë një risi për nxënësit e ASK, meqë ata kanë qenë në krye të detyrës me pajisje teknologjike, të përgatitur shumë kohë më parë.

Krahas planprogramit të jashtëzakonshëm, angazhimit maksimal të mësimdhënësve, mbështetjes dhe përcjelljes konstante të nxënësve, ASK ka vlerësuar se nxënësve ju nevojitet edhe një ambient unik në të cilin ata do të ndiheshin komod dhe do të ndihmonte në shfaqjen e kreativitetit të tyre. Nisur nga kjo ide është ndërtuar kampusi i ri i cili është cilësuar si një ndër kampuset më inovative në botë sipas platformave të njohura për arkitekturë. Ky kampus gjatë stinës së verës mund të shfrytëzohet edhe nga fëmijët që nuk janë nxënës të ASK-së, duke u bërë pjesë e Kampit Veror (Summer Camp) dhe Kampit të Fëmijëve (Kinder Camp), programe këto të krijuara enkas për socializim, zbavitje, zhvillim dhe edukim.

ASK ofron pesë (5) shërbimet me kualitative në rajon si: çerdhe, shkollim parashkollor, shkollim fillor i ulët, shkollim të mesëm dhe shkollim të lartë. Procesi i aplikimit për vitin 2020/2021 vazhdon të jetë i hapur për të gjithë ata nxënës që janë të interesuar të jenë pjesë e ASK-së dhe synojnë të pajisen me diplomë amerikane.

Të gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur të vizitojnë kampusin çdo ditë pune prej orës 8:00 – 16:00, për tu pajisur me informacionin e nevojshëm ose mund të kontaktojnë përmes të gjitha formave tjera të komunikimit në mediat sociale si dhe në numrin kontaktues 049 935 120.

Sot, shkolla American School of Kosova vazhdon të rritet dhe të punojë fuqishëm me po atë pasion sikurse të 17 viteve më parë, për të edukuar liderët e së nesërmes, sepse ky është dhe do të mbetët gjithmonë qëllimi i saj.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Ekonomi
Kalo në kategori