LAJMI I FUNDIT:

​301 pacientë me COVID-19 të shtrirë në klinikat e QKUK dhe spitalet e tjera

​301 pacientë me COVID-19 të shtrirë në klinikat e QKUK dhe spitalet e tjera

Në klinikat e Qendrës Klinika Universitare të Kosovës dhe në shtatë spitalet publike nën menaxhim të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, sipas raportit të datës 11 korrik 2020, janë të shtrirë 301 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv.

Prej tyre 186 në QKUK dhe 115 në spitalet e përgjithshme.


Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 184 janë në oksigjenoterapi, 132 në QKUK dhe 52 në Spitalet e Përgjithshme.

Nga numri prej 301 pacientëve, 22 janë në gjendje të rënduar me përkujdesje intensive. /Telegrafi/