LAJMI I FUNDIT:

30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

Ideja e shenjimit të një dite libri lidhet me botuesin e Cervantes-it, ku një redaktor pati propozuar fillimisht datën e lindjes së autorit e pastaj atë të vdekjes së tij. Pastaj, në vitin 1995, UNESCO kishte lënë 23 prillin si Ditë Ndërkombëtare të Librit, data në të cilën vdiq William Shakespear. Sot, shtëpitë botuese luajnë një rol thelbësor në promovimin e leximit, të kulturës dhe të krijimit të një shoqërie me vlera. Pikërisht ky ka qenë edhe misioni i shtëpisë botuese “Dukagjini” që prej themelimit. 

Me një përvojë tashmë 30-vjeçare në botim, qoftë me botime nga letërsia, filozofia sociologjia e të tjera, qoftë me tekste shkollore, ky institucion i madh ka qenë një pishtar i pandalshëm në zhvillimin akademik dhe intelektual të gjeneratave të reja dhe në rritjen dhe zhvillimin e kulturës së leximit në shoqërinë tonë. Nga fillimi i udhëtimit të saj, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka ndërtuar një reputacion të padiskutueshëm për cilësi dhe përkushtim ndaj arsimit. Tekstet e “Dukagjini”-t kanë qenë mjeti kryesor në formimin e gjeneratave të reja, duke u dhënë atyre bazën e nevojshme për të kuptuar, analizuar dhe ndërtuar një kulturë të thellë leximi dhe reflektimi. 

Kjo ditë është një rast i shkëlqyeshëm për të nderuar dhe për të falënderuar gjithë ekipin e palodhshëm të Shtëpisë Botuese “Dukagjini” për angazhimin e tyre të palëkundur dhe për kontributin e tyre të pamohueshëm në rritjen e dijes dhe të kulturës në vendin tonë. 

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka falënderuar sot të gjithë ata që kanë njohur dhe vlerësuar kontributin e tyre në fushën e arsimit dhe të kulturës. Gjithashtu, inkurajon të gjithë lexuesit të vazhdojnë aventurën e tyre të njohjes dhe të zhvillimit përmes librit. 

Për ta shënjuar këtë ditë të veçantë për lexuesit tanë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ofron zbritje prej 30% në të gjitha botimet e saj, në librarinë “Dukagjini” (te sheshi “Nëna Terezë”, si dhe te pika tjetër në “Prishtina Mall”).