LAJMI I FUNDIT:

Osmani në Klinikën e Pediatrisë: Kur mbrohet e shëndoshet zemra e një personi, mbrohet jeta

Osmani në Klinikën e Pediatrisë: Kur mbrohet e shëndoshet zemra e një personi, mbrohet jeta

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë vizituar sot Klinikën e Pediatrisë në QKUK, me rastin e fillimit të misionit të shoqatës ndërkombëtare “Gift of Life” për trajtimin karidokirurgjik të fëmijëve kosovar.

Osmani ka thënë se humanizimi i kësaj organizate dhe i mjekëve është dhuratë jo vetëm për fëmijët tanë, por edhe për familjet e tyre, si dhe për shtetin e Kosovës.


“Ky është misioni i parë i kësaj organizate që nga fillimi i pandemisë, por “Gift of Life” ka kryer tashmë pesë misione të tilla në Kosovë, në të cilat janë trajtuar qindra fëmijë kosovarë”, ka shkruar Osmani.

Organizata “Gift of Life” do të trajtojë 30 fëmijë kosovarë, të cilët kanë probleme me zemër. Ata do të trajtohen nga një ekip mjekësh amerikanë, italianë dhe kosovarë.

Postimi i plotë:

Kur mbrohet e shëndoshet zemra e një personi, mbrohet jeta. Mbrohen frymëmarrjet, lëvizjet, mendja, idetë e aftësia për të punuar, vepruar, e kontribuar.
Bashkë me ministrin e Shëndetësisë̈, z. Arben Vitia, i uruam sot mirëseardhje mjekëve dhe stafit të organizatës amerikane “Gift of Life”, me mbështetjen financiare të të cilëve 30 fëmijë kosovarë, të cilët kanë probleme me zemër, do të trajtohen nga një ekip mjekësh amerikanë, italianë dhe kosovarë.
Me stafin e “Gift of Life” ishte edhe Bleona që ndihmonte me përkthim. Plot jetë e shumë dinamike, ajo është njëra nga fëmijët të cilës kohë më parë vet mjekët e “Gift of Life” i kishin dhuruar jetëgjatësinë përmes këtij programi.
Humanizmi i kësaj organizate dhe i mjekëve është dhuratë jo vetëm për fëmijët tanë, por edhe për familjet e tyre, si dhe për shtetin e Kosovës.
Ky është misioni i parë i kësaj organizate që nga fillimi i pandemisë, por “Gift of Life” ka kryer tashmë pesë misione të tilla në Kosovë, në të cilat janë trajtuar qindra fëmijë kosovarë.
Falenderime të pafund për dr. Francesko Santoro, dr. Herbet Stern, dr. Ribera Santoro, z. Rob Raylman, drejtor i organizatës GOL, dr. Mazllum Belegu, udhëheqës administrativ i GOL për Kosovë, si dhe për stafin mjekësor vendor të udhëhequr nga dr. Bejiqi.
Përvojën nga miqtë tanë, shpresojmë ta bartim në Shërbimin Kardopediatrik në kuadër të ShSKUK-së, të cilin duhet ta kemi funksional brenda Kosovës. Gjersa, fëmijëvë tanë, i uroj nga zemra shëndet e jëtë të gjatë!
/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori