Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë mbetur të plagosur, njëri nga arma e zjarrit e tjetri i lënduar nga mjetet e forta, si pasojë e një përleshje që ka ndodhur të shtunën në Skenderaj, ku dyshohet se i përfshirë ka qenë ish-nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku dhe disa nga familjarët e tij.
Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh kishte njoftuar se janë intervistuar katër të dyshuar dhe se deri te incidenti kishte ardhur për shkak të shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik.
E të hënën ish-nënkryetarit të komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtakut, i dyshuar për përfshirjen në incidentin ku u plagosën dy policë, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Gjykata Themelore në Mitrovicë, u ka caktuar paraburgim edhe dy familjarë të tjerë të Lushtakut, F.L., dhe A.L.
Të dy po dyshohen për sulm ndaj personit zyrtar, përdorim të armës dhe mbajtje në pronësi të armës pa leje.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Lushtakut, Artan Çerkini.
Ai ka thënë para mediave se si avokat mbrojtës do të ankohet në Gjykatën e Apelit. “Klienti im tri herë është paraqitur vullnetarisht në polici, nuk ka pasur nevojë për këtë masë”, është shprehur Çerkini.
Sipas tij është dashur që të vendoset arresti shtëpiak ose masa e paraqitjes në polici.
Avokati Sopjani për përleshjen e policëve me Lushtakun: Sulmi ishte i paramenduar
Avokati – Shkëlzen Sopjani, ka thënë se sulmi ndaj policëve të Kosovës në rastin e përleshjes së tyre me Nuredin Lushtakun, ka qenë i paramenduar.
Pas raportimit të përleshjes së dy policëve me ish-nënkryetarin e komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, avokati Shkëlzen Sopjani, ka deklaruar se i njëjti sulm ishte i paramenduar.
I ftuar në emisionin “Debat Plus”, lidhur me rastin, Sopjani ka theksuar se nuk ka qenë asgjë e rastësishme.
“Kjo çka ka ndodhur mbrëmë, është diçka që nuk përshkruhet se sa e ulët është. Nuk ka asgjë të rastësishme. Ky ka qenë sulm i paramenduar. Njerëzit kanë shkuar me armë të armatosur që të konfrontohen me policinë”, është shprehur Sopjani.
Selimi: Ajo çfarë ka ndodhur në Skenderaj është e papranueshme
Në anën tjetër, ngjarjen e ndodhur në Skenderaj të shtunën e 2 korrikut, ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi e ka quajtur të papranueshme.
Sipas tij, policia gjithmonë ka të drejtë.
Kjo sepse siç thotë Selimi, policët janë të trajnuar me standarde të larta, dhe në momentin që polici shkel ndonjë rregull, atëherë ai ka potencuar se ka mekanizma të mjaftueshëm për ta ndjekur atë.
“Ajo çfarë ka ndodhur në Skenderaj është e papranueshme, sepse askush nuk mundet të shkojë në atë mënyrë dhe të ballafaqohet me policinë. Polici gjithmonë ka të drejtë. Këtë po e them si një qytetar i një shteti ku polici trajnohet me standardet më të larta, andaj fjala e parë e policit gjithmonë duhet të jetë fjala që duhet të dëgjohet e pastaj në momentin kur polici e shkel ndonjë rregull, ka mekanizma të mjaftueshëm për ta ndjekur atë”, ka thënë ai.
Lushtaku: Rrethanat e këtij rasti i konsideroj të montuara kundër meje dhe familjes time
Ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, i dyshuar për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj, në fjalën e tij para gjykatës ka thënë se ky rast është i montuar kundër tij dhe familjes se tij.
“Rrethanat e këtij rasti konsideroj se janë të montuara kundër meje dhe familjes time”, tha Lushtaku.
Ai tha se duke i dëgjuar fjalët e prokurorisë e çudit fakti se si polici po bëhet viktimë nga prokuroria.
“Me sa unë e di i kanë edhe dy mjete të tjera ose tri, nëse e sheh që po rrezikohet prej masës ose prej dikujt, e fundit është mundësia e përdorimit të armës, nga policët e tjerë e kam parë që kanë përdorë sprej, çka kish ndodhë nëse edhe ata të gjithë i kishin nxjerrë revolet dhe na kishin drejtu neve, kur është nxjerrë revolja ne jemi tut që po vrahemi, masi që ka gjujt polici me revole, secili veprim ka qenë i ndikuar nga frika e të shtënave, dhe për me ja hjeke revolen mos me vra dikon”, ka thënë Lushtaku në gjykatë.
Ai ka shtuar se askush nuk ka nevojë të ketë frikë prej tyre, as policia dhe as prokuroria.
Prokuroria: Pas incidentit, Nuredin Lushtaku ia kishte dërguar Bekim Jasharit armën e njërit polic
Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë është mbajtur të hënën seanca e paraburgimit ndaj ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtaku dhe të dyshuarve tjerë për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka elaboruar kërkesën e paraburgimit ku ka thënë se ka kërkuar këtë masë për shkak se sipas saj, të njëjtit së bashku kanë kryer veprën penale.
Sipas prokurorisë pas përleshjes që familja Lushtaku kishte pasur me zyrtarët policor, Nuredin Lushtaku, ish-nënkryetari i Skenderajt, ia kishte dërguar armën e policit Enver Berisha, ish-kryetarit të komunës Bekim Jasharit e pastaj ky i fundit e kishte dorëzuar në Polici.
Prokuroria ka thënë se Nuredin Lushtaku kishte shkuar me dy vëllezërit e tij pasi i kishte thirrur djali i tij pas një dënimi që i kishin shqiptuar zyrtarët policorë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi