LAJMI I FUNDIT:

3 vite nga protesta e gazetarëve për lirinë e Kezharovskit (Video)

3 vite nga protesta e gazetarëve për lirinë e Kezharovskit (Video)

Para tre vjetëve, më 23 tetor 2013, gazetarët u ndaluan që të protestojnë qetësisht para Muzeut të luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi, por u ndaluan nga ana e forcave policore. Protestat ishin paralajmëruar para këtij objekti, por kur gazetarët filluan të tubohen, policia dhunshëm i shtyu drejt qendrës “Filipi Dytë”, dhe nuk i lejoi që të afrohen drejt objektit.
Me rastin e kësaj dite, përmes facebook ka reaguar edhe Tomislav Kezharovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të nderuar kolegë, ju informojë se nesër, pasdite do të jem në qendrën Filipi i Dytë, tek muzeu i OBRM-së, atje ku ju ishit më 23 tetor 2013, ku protestuat për fajësimet që më bëheshin dhe kërkuat lirimin tim. Ju ftoj simbolikisht, të festojmë ditën kur policia ngriti dorë mbi gazetarët dhe u mundua t’i hesht ata”, shkruan Kezharovski.
Ai gjithashtu tha se askush nuk mund t’i bëjë ballë një njeriu mendjehapur.


Kezharovski u dënua me 4 vjet e gjysëm burg, për zbulimin e një dëshmitari të mbrojtur. Për lirimin e tij bënë thirrje një pjesë e madhe e organizatave joqeveritare të vendit dhe të huaja, që merren me lirinë e mediave dhe të drejtat e njeriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori