LAJMI I FUNDIT:

3 vjet Fivestar Fitness – Të festojmë dhe të ushtrojmë së bashku

3 vjet Fivestar Fitness – Të festojmë dhe të ushtrojmë së bashku

Qendra më e madhe e fitnesit në vend, Fivestar Fitness, do të festojë trevjetorin e inaugurimit.

Në pesë lokacionet ku ndodhet Fivestar Fitness do të ketë aheng (party) me DJ. Bëhet fjalë për lokacionet në Prishtinë, lagjja Arbëria, Bregu i Diellit dhe Hotel Grand, pastaj në Prizren dhe Ferizaj.

DJ-të do të performojnë nga ora 18:00 deri në orën 22:00.

Ndërkaq, sa i përket mundësive që ofron Fivestar, atëherë të gjithë të interesuarit do të mund të bëjnë fitnes për një vit me vetëm 79 euro.

Oferta e fundit e këtij lloji për këtë vit, vlen prej 11 nëntor e deri më 18 nëntor.

Por jo vetëm kaq, surpriza tjetër e Fivestar ka të bëjë me të gjithë ata që anëtarëson në fitnesin numër një në Kosovë. Të gjithë ata që regjistrohen do të kenë mundësi të bëhen pjesë e lojës shpërblyese. Këto janë dhuratat që mund t’i fitoni duke u bërë pjesë e Fivstar: Precor Spinning Bike, Scott Outdoor Bike, 2 iPad, iPhone, Apple Watch dhe 10 anëtarësi 1 vjeçare.

Zgjedhje e këtyre fituesve do të bëhet në mënyrë të rëndomtë dhe do të shpallen më 28 nëntor në faqen e Facebook-ut te Fivestar Fitness, live.

Në anën tjetër, për të gjithë të interesuarit, Fivestar do ta zgjerojë veprimtarinë e vet edhe me dy pika tjera të fitnesit. Bëhet fjalë për hapjen e qendrës në Fushë Kosovë dhe në Gjilan. Fivestar në Fushë Kosovë hapet më 21 nëntor, derisa në Gjilan më 1 dhjetor dhe të gjithë ata që regjistrohen në këto dy qytete do të mund të përfitojnë nga oferta 79 euro në vit.

Të interesuarit do të mund të regjistrohen në cilëndo pikë të Fivestar Fitness gjatë Ofertës dhe pastaj ta shfrytëzojnë këtë anëtarësi në momentin që lokacionet e reja hapen në qytetet e tyre.

Dhe Fivestar vazhdon të befasojë. Ky fitnes sapo ka lasnuar kampanjën e re në të cilën protagonist është boksieri më i mirë aktualisht shqiptar, Robin (Haxhi) Krasniqi.

Artikull i sponzorizuar