LAJMI I FUNDIT:

3.2 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri

3.2 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Ministrja shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale të dhënat e sezonit turistik veror që vijnë nga zonat e mbrojtura.

Sipas statistikave, deri në muajin gusht 3.2 milionë turistë të huaj dhe vendas kanë vizituar parqet tona natyrore dhe ato kombëtare, si edhe monumentet e natyrës, duke e bërë eko-turizmin një realitet të pashmangshëm dhe aq shumë të dëshirueshëm njëkohësisht.

Gjithashtu ministrja Kumbaro publikoi një material video i cili tregon ecurinë e vizitueshmërisë së zonave të mbrojtura, duke treguar grafikisht rritjen nga muaji në muaj. Janari i këtij viti ka nisur me 93975 vizitorë për të arritur pikën kulmore në muajin gusht, me 1317082 vizitorë.


Pavarësisht se është një vend relativisht i vogël, Shqipëria është jashtëzakonisht e pasur me biodiversitet.

Vazhdimisht bëhen përpjekje për të zgjeruar rrjetin e zonave të mbrojtura: nga 5.2 për qind të territorit të vendit në 2005, në 16 për qind të territorit në 2014. Sot, 799 zonat e mbrojtura përbëjnë rreth 18 për qind (5,263 km²) të territorit. Shumica e tyre është e përcaktuar në kategorinë Monument natyre (747) dhe shumica janë të vogla për nga madhësia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shfaq video që tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi me rreth 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc

Kurti shfaq video që tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi me rreth 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc

Lajme
Gjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar, Shqipëria merr masa

Gjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar, Shqipëria merr masa

Lajme
“E vrava gruan, dërgoje një patrullë”- Dosja e Prokurorisë ndaj të akuzuarit që vrau bashkëshorten e tij në Pejë

“E vrava gruan, dërgoje një patrullë”- Dosja e Prokurorisë ndaj të akuzuarit që vrau bashkëshorten e tij në Pejë

Drejtësi
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Lajme
Bukë, ujë dhe pashtetë – Demhasaj publikon ushqimin e policëve në veri

Bukë, ujë dhe pashtetë – Demhasaj publikon ushqimin e policëve në veri

Lajme
Albin Kurti nominohet kandidat për kryeministër nga LVV, nuk kishte kundër-kandidat

Albin Kurti nominohet kandidat për kryeministër nga LVV, nuk kishte kundër-kandidat

Politikë
Kalo në kategori