Klement Tinaj është një shqiptaro-amerikan 28-vjeçar me banim në Los Anxhelos, i cili ka hyrë në garën për guvernator të Kalifornisë si kandidat demokrat. Ai ka luajtur në disa filma të Hollivudit dhe është pronar biznesesh të vogla.
Në një intervistë me kolegun tonë Ilir Ikonomi, zoti Tinaj thotë se ka besim se do të dalë me sukses në këtë garë pasi mosha është thjesht një numër. Zgjedhjet brenda Partisë Demokrate mbahen më 5 qershor, ndërsa zgjedhjet për guvernatorin më 6 nëntor të këtij viti.
Zëri i Amerikës: Zoti Tinaj, ju konkurroni në një garë të vështirë, ku ka shumë kandidatë, në një shtet të madh siç është Kalifornia. Si i shihni shanset tuaja për t’ia dalë mbanë dhe për të fituar në këto zgjedhje?
Klement Tinaj: Siç e thatë, Kalifornia është vërtet një shtet i madh, është ekonomia e gjashtë më e madhe në botë, ka një bujqësi të zhvilluar, është shtëpia e industrisë së filmit dhe e medias sociale. Unë jam kandidati më i ri në garë dhe luftoj për njerëzit e shtresës punëtore, sepse besoj se kandidatët e tjerë kontrollohen nga grupet e interesave të veçanta, nga sindikatat dhe bankat. Unë nuk pres ndihmë nga askush dhe e financoj vetë fushatën. Unë sjell në këtë garë besim dhe shpresë për shtresën punëtore, frymëzoj të rinjtë dhe shërbej si zëri i atyre që nuk kanë zë.
Klement Tinaj: Shumë njerëz vijnë këtu për të kontribuar për ëndrrën amerikane dhe unë jam një prej tyre. Në fakt ky është i vetmi vend në botë ku ëndrrat mund t’i bësh realitet. Mund të ëndërrosh ç’të duash dhe ta bësh atë realitet nëse ke guximin për ta ndjekur ëndrrën dhe për të ndjekur pasionin që ke.
Zëri i Amerikës: Dhe ju keni qenë i angazhuar në industrinë e filmit për një kohë, apo jo?
Klement Tinaj: Po, kam qenë në industrinë e filmit, kam edhe dy shkolla në Los Anxheles, që janë pronë e imja. Kam edhe disa biznese të vogla, jam pronar i festivalit të filmit United International, që është festivali i njëqindtë më i mirë i filmit në botë. Pra, kur i hyra garës për guvernator, pikërisht kjo më frymëzoi, sepse 50 për qind e banorëve të këtushëm punësohen nga bizneset e vogla. Duke qenë pronar biznesesh të vogla, unë e di mirë se sa të vështirë e kanë njerëzit dhe kush vuan më shumë, sidomos njerëzit me ngjyrë dhe komunitetet e varfra.
Zëri i Amerikës: Ju keni luajtur në disa filma me rëndësi dhe me disa aktorë të njohur. Mendoni se kjo mund t’ju sjellë ndonjë mbështetje nga bota e Hollivudit?
Klement Tinaj: Po. Në fakt kam marrë mbështetje nga mjaft aktorë. Kam marrë mbështetje nga muzikantë, të cilët edhe kanë publikuar një video muzikore për fushatën time, që mund ta shihni në YouTube. Mendoj se mund të kemi një shans të mirë kur është fjala për Hollivudin. Në Los Anxhelos ka mjaft aktorë të rinj që po angazhohen. Ky është edhe synimi im, që të ketë sa më shumë të rinj të cilët të fillojnë të angazhohen me vepra konkrete në komunitetet e këtushme.
Zëri i Amerikës: Nëse ju e fitoni këtë garë, ju do të ishit guvernatori i parë shqiptar në Amerikë dhe më i riu në Kaliforni. Cilat janë disa nga cilësitë që mendoni se keni dhe që mund të sjellin ndryshimin në këtë garë?
Klement Tinaj: E përsëris se qëllimi im është të frymëzoj të rinjtë, t’u jap zë atyre që nuk kanë zë dhe t’u jap shpresë shtresave punëtore si dhe njerëzve që deri tani kanë qenë të harruar. Unë mendoj se kam energjinë e duhur, kam gjithçka nevojitet për të përveshur mëngët dhe për t’i hyrë punës. Rivalët e mi në garë kanë qenë në politikë prej 15-20 vjetësh. Ata edhe sot kanë të njëjtën platformë që kanë patur 15-20 vjet më parë dhe nuk ofrojnë asgjë të re për shtetin tonë të mrekullueshëm. Unë jam i vetmi kandidat që në fakt kam një plan për Kaliforninë. Sapo kam bërë publik planin tim të veprimit prej 10 pikash. Ky është plani që do të vë në jetë për katër vitet e mandatit të parë si guvernator i Kalifornisë.
Zëri i Amerikës: Pra ju e shihni faktin që jeni i ri si një faktor që mund t’ju ndihmojë të fitoni?
Klement Tinaj: Njerëzit duan ndryshim, ata kërkojnë gjak të ri. Ata kërkojnë dikë që është i ri dhe që ka një vizion krej të ri dhe ide të freskëta. Pikërisht kjo është ajo sjell unë në këtë garë. Njëzit po humbasin shpresën dhe besimin tek zyrtarët e zgjedhur. Të gjithë ata që po garojnë në partinë tonë kundër meje, kanë qenë për një kohë tepër të gjatë në politikë.
Zëri i Amerikës: Por nga ana tjetër ju jeni vetëm 28 vjeç dhe kjo nënkupton njëkohësisht mungesë përvoje politike krahasuar me rivalët tuaj.
Klement Tinaj: Ju mund ta shihni edhe në atë vështrim, por nëse njeriu ka vizionin dhe energjinë e duhur, mosha është thjesht një numër. Rëndësi ka të kesh një vizion dhe platformë të mirë, së cilës t’i përmbahesh dhe t’i besosh. Amerika është një vend i mundësive dhe i njerëzve guximtarë, prandaj besoj se kam një shans të madh. Vërtet që jam kandidati më i ri në garën për guvernator dhe jam shqiptari i parë, por nuk është kjo që më kualifikon për këtë post. Ajo që më kualifikon është fakti që si pronar biznesesh të vogla, unë e di mirë se cilët janë ata që e pësojnë më shumë. Ne kemi biznese të vogla që po largohen nga Kalifornia për shkak të taksave të larta, për shembull.
Zëri i Amerikës: Zoti Tinaj, fakti që ju vini nga një familje imigrantësh, imigrantësh shqiptarë, a ju ndihmon kjo të bindni votuesit se ju i kuptoni problemet e tyre dhe mund t’i zgjidhni ato?
Klement Tinaj: Po, dhe kjo e bën Kaliforninë të veçantë, diversiteti, sepse 27 për qind e kalifornianëve kanë lindur në një vend tjetër. Ata sjellin shumë shpresë dhe enegji. Ne kemi nevojë për këta imigrantë të punojnë në bujqësi dhe në biznese të tjera të vogla, sepse Kalifornia është një shtet mjaft i madh. Deri në vitin 2030 ne do të kemi nevojë për të paktën 1.1 milion punëtorë të kualifikuar për ta bërë ekonominë të ecë përpara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova