LAJMI I FUNDIT:

27 prilli, deputetët e OBRM-së s’kanë dhënë dëshminë (Video)

27 prilli, deputetët e OBRM-së s’kanë dhënë dëshminë (Video)

Nuk do të ftojmë për dëshmi asnjërin nga deputetët e OBRM-PDUKM-së derisa të jemi gati për këtë, thonë për Alsat M nga Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. I tërë opinioni i ka parë regjistrimet e Parlamentit, ndërsa edhe Ministria e Brendshme ka identifikuar shtatë deputetët, prej të cilëve një pjesë ka hapur dyert e Parlamentit, ndërsa pjesa tjetër ka udhëzuar turmën.

Tre muaj e gjysmë pas ngjarjes së përgjakshme, nga Prokuroria thonë se edhe më tej po zhvillojnë procedura parahetimore, dëgjojnë dëshmitarë dhe shqyrtojnë dëshmi pasi lënda tek ata ka arritur para rreth një muaji. Sipas ish-prokurorit Aleksandar Nakov, deputetët tashmë është dashur të jenë në paraburgim.


Është evidente se për deputetët kanë standarde tjera, ndërsa kjo as rastësisht nuk guxon të jetë ashtu. Deputetët kanë të drejtë për imunitet, por vetëm në ushtrimin e funksionit të deputetit. Për veprat që i bënë, me çka rrezikuan jetën e personave tjerë apo bënë që të lëndohen rëndë, patjetër duhej të reagohet menjëherë –deklaroi Aleksandar Nakov, ish-prokuror.

Ndërsa në Prokurorinë Themelore Publike edhe më tej zhvillohet hetimi për sulmin ndaj deputetit Ziadin Sela. Babai dhe i biri, të cilët ngarkohen për vrasje në tentativë edhe më tej janë në paraburgim, por është fakt se në këtë ngjarje kanë marrë pjesë më shumë persona. Nga Prokuroria për Alsat M thonë se në suazat e veprimet hetimore janë ftuar edhe persona tjerë, por për shkak se rasti është kompleks, nuk mund të japin më shumë detaje, e as të tregojnë se kur do të ngrihet aktakuzë.

Siç publikoi para tre ditësh Telma, udhëheqësi i Shtabit operativ gjatë ngjarjeve të 27 prillit Mitko Çavkov, i cili atëherë ishte edhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike, gjatë dhunës dyshohet se ka qenë vetëm disa qindra metra larg Parlamentit dhe është lokalizuar përmes celularit. Ministri i atëhershëm i Brendshëm Agim Nuhiu deklaroi se atë mbrëmje në çastet kritike, Çavkovi ka qenë i pakapshëm për të. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori