LAJMI I FUNDIT:

26 mjekë e infermierë nga Spitali i Pejës presin sot rezultatin pas testimit për COVID-19

26 mjekë e infermierë nga Spitali i Pejës presin sot rezultatin pas testimit për COVID-19

Drejtoresha e Infermierisë në Spitalin e Pejës, Hidajete Krasniqi ka folur për situatën e përgjithshme në Spitalin e Pejës sa i përket coronavirusit.

Krasniqi në RTV Dukagjini thotë se janë 26 mostra të personelit shëndetësorë nga Spitali i Pejës që pritet të marrin rezultatet gjatë ditës së sotme.


Ajo ka thënë se mostrat janë marrë gjatë ditës së djeshme por për arsye të ndryshme Instituti i Shëndetit Publik nuk ka mundur t’i publikojë rezultatet për ato.

“Numri më i madh i mostrave janë marrë nga Reparti i Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë”, tha Krasniqi përcjell Telegrafi.

Drejtoresha e Infermierisë në Spitalin e Pejës ka thënë se një doktoreshë nga Reparti i Neonatologjisë tashmë është pozitive me COVID-19 por sipas saj për fat të mirë kontaktet e saj që janë testuar deri më tani kanë dalë negative.

Krasniqi thotë se ende është mister nga është infektuar mjekja pasi sipas saj nuk ka mundur të infektohet në spital.

“Ekipet e Institutit të Shëndetit Publik janë duke hulumtuar te gjitha lindjet që ka marrë pjesë doktoresha por në spital nuk ka mundur ta merr. Për fat të mirë doktoresha është mirë me shëndet dhe jemi në komunikim të përditshëm”.

Drejtoresha e Infermierisë në Spitalin e Pejës thotë se nëse QKUK nuk i përballon numrin e të prekurve me COVID-19 edhe Spitali i Pejës është i gatshëm të pres pacientë të tillë dhe se sipas saj tashmë janë bëtë të gjitha përgatitjet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori