LAJMI I FUNDIT:

26 milionë euro përkrahje për fermerët, së shpejti hapet aplikimi

26 milionë euro përkrahje për fermerët, së shpejti hapet aplikimi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Faton Peci, njoftoi se sot ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ të Programit për Zhvillim Rural 2022.

Përmes një postimi në Facebook, Peci tha se ky udhëzim 7 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare, hyn në fuqi dhe menjëherë pas kësaj periudhe do të hapen procedurat e aplikimit nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë.


“Për aq sa aplikimi do të jetë i hapur, do të organizohen sesione informuese për të gjithë të interesuarit për aplikim, të cilët do të njihen nga afër me procedurat e aplikimit të Programit për Zhvillim Rural”, ka shkruar ministri.

Tutje, bëri të ditur se masat që do të përkrahen këtë vit janë:

13,095, 325.00 euro për investime në asete fizike dhe në ekonomi bujqësore

5,836,473.68 euro për investime në asete fizike në purpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore

7,200,000.00 euro për diversifikimin e Fermave dhe Zhvillimin e Bizneseve

200,000.00 euro për zbatimin e Strategjive të Zhvillimit Lokal – “Qasja Leader”. /Telegrafi/