LAJMI I FUNDIT:

23,632 nxënës sot i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë

23,632 nxënës sot i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë
Foto: Arkiv

Sot mbahet testi i Arritshmërisë për klasat e nënta, ndërkaq testit i nënshtrohen 23,632 nxënës në 176 qendra të testimit.

Nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët Gjuhë Amtare, Gjuhë Angleze, Histori dhe Gjeografi.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në një postim në Facebook shkruan se pjesa e dytë e testit në lëndët tjera do të mbahet më 11 korrik.


“Të dashur nxënës të klasave të nënta, suksese sot në Testin e Arritshmërisë.

Në ditën e parë të këtij testi, 23 632 nxënës do të vlerësohen për arritjet, njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e fituara gjatë shkollimit të tyre.

Testi do të mbahet në 176 qendra të testimit ku në këtë pjesë, nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët Gjuhë Amtare, Gjuhë Angleze, Histori dhe Gjeografi.

Ndërkaq, më 11 korrik do të mbahet pjesa e dytë e testit në lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.

Pres respektim të rregullave në mënyrë që të kemi rezultate reale”, shkruan Nagavci. /Telegrafi/