LAJMI I FUNDIT:

​23 vjet pas luftës, familjarët kujtojnë më të dashurit që i humbën në masakrën e Mejës

​23 vjet pas luftës, familjarët kujtojnë më të dashurit që i humbën në masakrën e Mejës

Familjarë të shumtë erdhën sot në Kompleksi Memorial “Lëndina e pikëllimit”, për të përkujtuar familjarët e tyre, dhe me dhimbje e me lot në sy flasin për më të dashurit e tyre të cilën u vranë më 27 prill 1999, derisa kërkojnë që kryerësit e kësaj masakre të vihen para drejtësisë.

Zufë Rama mëngjesin e sotëm e filloi pranë varrit të djalit të saj, Nijaziut të cilin forcat serbe e vranë 23 vjet më parë.


Mes lotësh ajo tregon se në këtë masakër i janë vrarë 12 anëtarë të familjes.

Ajo kritikon politikën vendore për trajtimin e tyre, madje thotë se “në shpinë të tyre janë ulur në karrige”.

“Kiamet e më vështirë ku ka të afërmit me i gjet të masakruar dhe me ua gjet shenjat… Sot, pas 23 viteve sikurse ajo ditë është edhe dita e sodit, ma ka lënë nusen e motmotit, e ka pritur nusja 6-7 vjet, mendonim që po del i gjallë, me shpresë, e në fund gjetëm shenjën e tij… Kanë vdekur për lirinë e Kosovës, (politikanët) janë ulur në karrige në shpinë të këtyre dhe nuk merret parasysh gjë puna e tyre, pas 20 vitesh u bënë varrezat”, u shpreh ajo.

Edhe Hil Kqira sot kishte ardhur në Kompleksin Memorial ku janë të varrosur civilët qe u vranë nga forcat serbe në masakrën e Mejës.

Kqira, i cili humbi vëllain e tij, familjarë të tjerë e bashkëfshatarë thotë se dhimbjen e kanë të freskët dhe ajo vetëm sa vjen e shtohet.

Ndërsa, kërkon që kryerësit e kësaj masakre të madhe ndaj civilëve shqiptarë të vihen para drejtësisë.

“E kam vëllain, tre djem të axhës dhe tre të fshatit… Për çdo vit nuk zvogëlohet dhimbja kurrë. Një herë e dimë se këta janë vrarë dhe masakruar pa pasur asnjë faj kurrkujt hiq, për të mbrojtur pragun e shtëpisë së tyre. Dhimbja është e madhe, kurrë nuk harrohet, është jo sikur të ishte 20 vite por 20 ditë… Duhet gjithsesi drejtësia me qenë dhe me u dënua ata kryerësit e masakrës”, tha ai.

I vrarë në këtë masakër është edhe Bajram Zenuni. Sot me shumë dhimbje flet për humbjen e tij dhe të familjarëve të tjerë motra Shkurte Zenuni nga fshati Dobrosh, e cila për KosovaPress rrëfen për vrasjen e vëllait 36-vjeçar.

“Sot 23 vite në ora katër e gjysmë mendoj e kanë lëshuar fshatin dhe ua kanë qit pritën serbët dhe i kanë marrë për katër serbë që i kanë vrarë. I kanë marrë afërisht 500 persona dhe i kanë bllokuar krejt… Shumë e rëndë, 36-vjeçar i la fëmijët e vegjël, të shoqen, nënën. Kushedi si i kanë malltretuar, kushedi se si i kanë mbytur”, rrëfen mes lotësh ajo.

Për të përkujtuar këtë masakër tragjike në Kompleksin Memorial në Mejë për homazhe do të bëjnë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe anëtarë të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

23 vjet më parë, forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999.

Në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejës.

Grumbullimi i djemve dhe burrave në grupe nga mosha 15-60 vjeç filloi në orët e hershme të mëngjesit.

Në një bilanc të tmerrshëm u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës, duke i ekzekutuar të gjithë djemtë dhe burrat shtëpi për shtëpi.

Njësitet e ushtrisë serbe, policia, beretat e kuqe, paramilitarët, fqinjët e maskuar krijuan kordonin me imazhet e Srebrenicës duke ekzekutuar 376 meshkuj shqiptarë në atë që njihet si dita e festës së Jugosllavisë së fundit e cila nën vallen e gjakut ishte krijuar me lojërat e juristëve të Slobodan Millosheviqit më 27 prill 1992.

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Kalo në kategori