LAJMI I FUNDIT:

23 persona të infektuar, asnjë viktimë dhe 9 të shëruar nga Covid-19 në Maqedoni

23 persona të infektuar, asnjë viktimë dhe 9 të shëruar nga Covid-19 në Maqedoni

Në 24 orët e fundit në mbarë vendin janë evidentuar 23 persona të infektuar me Kovid-19. Ndërkohë që 9 pacientë janë shëruar dhe asnjë nuk ka ndërruar jetë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në: Shkup-12, Kumanovë-4, Tetovë-4, Prilep-2 dhe 1 në Negotinë.
Në bilancin e të infektuarve nga Kumanova janë përfshirë edhe personat e infektuar nga Komuna e Likovës.


Për 24 orë janë kryer 702 teste.