LAJMI I FUNDIT:

22 vjet nga themelimi i njësive speciale ushtarake të ARM-së

22 vjet nga themelimi i njësive speciale ushtarake të ARM-së

Regjimenti i njësive speciale të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) sot ka festuar 22 vjetorin e themelimit, duke shfaqur disa ushtrime në kazermën ”Ilinden” në Shkup, transmeton Telegrafi.

Në fjalën e tij të rastit, ministri i mbrojtjes, Zoran Jolevski tha se ky regjiment është mjaft i rëndësishëm prandaj edhe gjendet në sfidat e sotme globale, ndërkaq profesionalizmi do të jetë jetik për forcimin e kapaciteteve të mëtutjeshme të ARM-së.


Komandanti i regjimentit të njësive speciale, kolonel Orce Jordev, para të pranishmëve, ndër të cilët edhe gjeneral Veliçkovski dhe gjeneralë tjerë, si edhe përfaqësues të institucioneve tjera shtetërore, porositi se kjo është koha e sfidave, ndërkaq interesat e njësisë duhet të jenë më të rëndësishme se sa ato personale, me qëllim zbatimin e operaiconeve speciale për mbrojtjen e Maqedonisë./Telegrafi/