LAJMI I FUNDIT:

22 vjet burgim dhe 3.500 euro gjobë për tre të akuzuarit për grabitjen në Shtime

22 vjet burgim dhe 3.500 euro gjobë për tre të akuzuarit për grabitjen në Shtime
Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.T., A.M. dhe A.T.1. shtetas të Republikës së Kosovës, të akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për veprën penale “

Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurin A.T.. për veprën penale si në aktakuzë e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë euro.


Të pandehurin A.M. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë euro si dhe të pandehurin A.T.1. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijepesëqind euro.

Paraburgim për të dyshuarin e tretë për grabitjen në Shtime
Lexo po ashtu Paraburgim për të dyshuarin e tretë për grabitjen në Shtime

Të pandehurit akuzohen se më 07.08.2019, në fshatin Petroviq, komuna e Shtimes, të duke vepruar si anëtar të grupit, me dashje dhe përgatitje paraprake si dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, fillimisht janë takuar në Prishtinë, janë marrë vesh mes vete lidhur me veprimet e secilit nga ta, ashtu që me veturën të cilën e ka drejtuar tani i ndjeri F.G., janë nisë në drejtim të Shtimes, ndërsa me të arritur në fshatin Petroviq, e kanë ndalë veturën.

Të pandehurit A.T dhe A.M. kanë qëndruar në veturë duke pritë në gjendje gatishmërie, ndërsa i ndjeri F.G. dhe i pandehuri A.T.1. dalin nga vetura, të maskuar dhe të armatosur, nisen në drejtim të shtëpisë së të dëmtuarit, depërtojnë me forcë në brendi të shtëpisë dhe nga dhoma ku i dëmtuari kishte vendosur paratë e sjella nga Zvicra, arrijnë të marrin shumën e të hollave prej 24.000 franga zvicerane dhe një orë dore të markës ‘Rolex’ në vlerë prej 15.000 franga, por që në dalje të shtëpisë, përkatësisht në terasë, zihen në befasi nga pronari i shtëpisë-i dëmtuari në kryerjen e aktit të vjedhjes, prandaj me qëllim që pasurinë e vjedhur ta mbajnë, përdorin forcën dhe kanosjen serioze duke sulmuar jetën dhe trupin e të dëmtuarit, ashtu që fillojnë të përleshen, me ç ‘rast gjatë përleshjes i dëmtuari N.N plagoset me armë zjarri.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori