LAJMI I FUNDIT:

Më 21 shtator, Bota sillet rreth Kosovës

Më 21 shtator, Bota sillet rreth Kosovës

Nesër, me 21 shtator Let’s Do It (Ta Pastrojmë Kosovën) do ta udhëheq Ditën për Pastrimin e Botës, pas disa muajve koordinim të Fushatës për aksion më të madh qytetar kundër mbeturinave.

“Ekipi i Kosovës, në bashkëpunim me ekipin nga Estonia do t’i udhëheqin aksionet në 157 shtete të botës me aktivitete pastrimi.
Kosova, si shembull i suksesshëm në organizimin e fushatave, ideve dhe aktiviteteve kreative, tërhoqi vëmendjen në të gjithë botën, andaj ju besua koordinimi që të bëhet Qendra e Botës për të gjitha shtetet në aktivitetin e pastrimit.


Aktivitetet e Ditës së Pastrimit të Botës do të pasqyrohen përmes një transmetimi drejtpërdrejt 24 orësh që do të shfaqet në rrjetet sociale dhe në kanalin e katërt të Televizionit Publik të Kosovës.

Gjatë 21 shtatorit, mbi 157 shtete të ndryshme të botës do të raportojnë në Qendrën e Let’s Do It në Kosovë për aktivitetet që organizojnë në shtetet e tyre”, thuhet në njoftimin për media.

Kosova ka krijuar Qendrën e Thirrjeve, e cila do të operojë në Shkollën Finlandeze në Kosovë, dhe do të nisë punën sonte, në mesnatë deri nesër, kur edhe do të përfundojnë të gjitha aktivitetet që organizohen në kuadër të Ditës së Pastrimit të Botës.

Për këtë, sot u mbajt edhe një konferencë për media, në të cilën morën pjesë drejtori i Fushatës për Ditën e Pastrimit të Botës, Luan Hasanaj, udhëheqësja e Rrjetit Global “Let’s Do It World”, Heidi Solba dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Fatmir Matoshi, të cilët u bënë thirrje të gjithë njerëzve që të bashkohen në aktivitetet për pastrimin e botës.

Përmes fushatës për Ditën e Pastrimit të Botës, ekipi i Let’s Do It Kosova ka promovuar vazhdimisht vlerat dhe pasuritë natyrore të shtetit të Kosovës në 157 shtete të ndryshme të botës.

Kosova koordinon aktivitetin “Për një Botë më të Pastër”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori