LAJMI I FUNDIT:

2015, telefona të mençur që shfaqin hologram në HD!

2015, telefona të mençur që shfaqin hologram në HD!

A mund ta imagjinoni një telefon të mençur i cili projekton hologramët 3D në ajër? Në fakt, sipas kompanisë Ostendo e cila është duke e financuar një projekt të tillë, thuhet se ky funksion do të mund të vijë në telefonin tuaj jo më larg se vitin e ardhshëm.

Sipas një zbulimi të ri të bërë nga një biznes i ri në Kaliforni, projektorët me 5,000ppi të madhësive sa të bonboneve Tic Tac janë mjaftueshëm të fuqishëm sa për të kontrolluar ngjyrat, qartësinë dhe këndin individual të dritës me 1 milionë piksel.

Për këtë nevojitet vetëm një çip i veçantë për ta projektuar një fotografi të tillë, ndërsa vendosja e më shumë se një çipi mundëson shfaqjen e imazheve edhe më të detajuara dhe më komplekse.

Ëall Street Journal ka qenë dëshmitare e demonstrimit të hologramit 3D me 6 çipa, dhe sipas gazetës, lëvizja e shfaqur ka qenë shumë e qëndrueshme, pavarësisht këndit prej nga është shikuar projektimi hologramik.


Zhvillimi i teknologjisë është ende në fazat e hershme, që nënkupton se çipi i parë do të jetë fillimisht i limituar në 2D video, ndërsa shitja e tij do të fillojë të bëhët nga viti 2015. Modeli i parë i çipit do të mund të shfaq pamje të madhësive deri në 48 inç.

Ndërsa, modeli i dytë me hologram në 3D do të fillojë të prodhohet vetëm disa muaj pas lansimit të versionit fillestar. Ostendo synon që teknologjinë e saj sa më shpejtë ta integrojë në telefona dhe TV dhe ora të mençura./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia

"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit

Botë
Ekipi i Trumpit po shqyrton marrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Ekipi i Trumpit po shqyrton marrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Botë
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Meksika dërgon trupa ushtarake në kufi me SHBA-në pas kërcënimeve tarifore të Trumpit

Meksika dërgon trupa ushtarake në kufi me SHBA-në pas kërcënimeve tarifore të Trumpit

Botë
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia
Kalo në kategori