LAJMI I FUNDIT:

20 vjet ProCredit Bank Maqedoni- Ne e shohim botën në të njëjtën mënyrë

20 vjet ProCredit Bank Maqedoni- Ne e shohim botën në të njëjtën mënyrë

Çdo ditë vozisni biçikletë duke shkuar në punë sepse dëshironi të ulni ndotjen nga makinat, përdorni sa më shumë produkte të ricikluara, jetoni me përgjegjësi, duke mos rënë pre e konsumin klasik, kurseni, investoni dhe jeni me hap me teknologjinë moderne. Dhe kjo është për t’u përshëndetuer, por a e keni pyetur veten se ku i investon mjetet tuaja banka që keni zgjedhur? Çfarë parimesh të punës promovon? A e sheh ajo botën në të njëjtën mënyrë si ju?

Pikërisht këto pyetje që janë temë e fushatës së re të ProCredit Bank, me rastin e 20-vjetorit të ekzistencës së saj. Përmes sloganit “Një shembull për përgjegjësi”, po luftojnë me zell për të rrëzuar stereotipet bankare dhe nëpërmjet edukimit dhe shembullit për të treguar se përgjegjësia sociale është kulturë dhe mënyrë jetese dhe pune. Kjo është arsyeja pse, duke u nisur nga vlerat që më pak dhe më i mençur mund të jetë më mirë na hapin një botë të re në të cilën përgjegjësia tregohet përmes veprimeve.

Nuk është sekret: bankat dhe klientët e tyre nuk shohin gjithmonë sy për sy. Por kur bëhet fjalë për mënyrën se si bankat disponojnë me paratë dhe resurset tuaja, është thelbësore që ato të ndajnë të njëjtat vlera, parime dhe prioritete si ju. Bankimi i përgjegjshëm dhe qëndrueshmëria janë parimet kryesore që çdokush duhet të kërkojë kur zgjedh një bankë.

Çfarë do të thotë kjo? Prej një periudhe të gjatë kohore na kanë vërshuar promocione dhe oferta për kredi konsumatore të padedikuara të cilat na nxitin në konsum, se diçka është e nevojshme, urgjente. Dhe në vend që banka t’ju korrigjojë dhe t’ju udhëzojë në mënyrë të drejtë kur jeni në dilemë financiare, shpesh zgjidhja me të cilën përfundoni ka një efekt afatgjatë negativ mbi buxhetin tuaj.

Jo, nuk keni nevojë për një kredi konsumatore për të bërë blerje dhe as për pushimet e ëndrrave tuaja. Aq më pak për blerjen e produkteve për të kënaqur kënaqësitë afatshkurtra. Me planifikim të zgjuar, kursim dhe investim, ju mund të siguroni një jetë cilësore. Kjo është arsyeja pse ProCredit Bank nuk promovon kredi konsumatore të padedikuar në portofolin e saj, por ofron një këshilltar bankar personal i cili do t’ju ndihmojë dhe do t’ju edukojë se si të dispononi siç duhet me mjetet. Si rezultat i investimit në kulturën e kursimit, rreth 65% e klientëve të bankës përdorin produkte për kursim.

A e dini se paratë që i ruani në bankë, respektivisht kursimet tuaja, rroga që ruani në llogarinë tuaj të transaksionit, banka i plason në kredi? Kjo është mirë, për sa kohë që mjetet tuaja investohen në sektorë dhe projekte me përgjegjësi shoqërore.

Por, çfarë nëse banka juaj investon kursimet tuaja, për shembull, në një kompani që nuk merr parasysh avancimin e standardeve ekologjike dhe me operacionet e saj kontribuon në mënyrë aktive në ndotjen e ajrit që thithni? A nuk bie ndesh kjo me interesat dhe angazhimet tuaja personale? Bankat, të udhëhequra nga ideja për të realizuar sa më shumë fitime, shpesh vendosin të investojnë në sektorë shumë fitimprurës që janë ndotësit kryesorë ose që ndikojnë negativisht në zhvillimin social.

Për sa i përket kësaj çështjeje, ProCredit Banka jep një shembull pozitiv duke ndjekur rregullin që ajo që bëjmë për të mirën tonë duhet të jetë po aq e mirë për të ardhmen. Në praktikë, ProCredit dëshmon shembuj pozitivë me numra. Kështu, 20% e portofolit të tyre të kredisë është në eko-investime, të cilat nëse i interpretojmë nëpërmjet efektit që ka në kursimin e emetimeve të CO2 është e barabartë me përjashtimin nga komunikacioni të 24.573 automjeteve për një vit.

Gjithashtu, banka ka një listë të qartë të aktiviteteve që nuk do t’i kreditojë sepse kërcënojnë mjedisin jetësor dhe mjedisin social, si dhe një sistem të plotë të brendshëm për menaxhimin me mjedisin jetësor dhe digjitalizimin e proceseve. 70% e parkut të automjeteve furnizohet me energji elektrike, e cila prodhohet nga impianti i saj fotoelektrik, për zero emetime të CO2. Nëpërmjet dixhitalizimit, ProCredit ka reduktuar me 90% përdorimin e letrës në 10 vitet e fundit, duke kursyer rreth 450 pemë në vit. ProCredit Bank padyshim tregon se e do natyrën po aq sa ju!

Bankat kanë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të shoqërisë në të cilën jetojmë. Me këtë, vendimi individual i secilit prej nesh kur zgjedh një bankë për të bashkëpunuar, ndikon ndjeshëm në të ardhmen dhe natyrën tonë të përbashkët. Prandaj, zgjidhni një bankë që e sheh botën në të njëjtën mënyrë si ju.

Artikull i sponzorizuar