LAJMI I FUNDIT:

20 mijë banorë të Rekës së Keqe prej tetorit bëhen me ujë të pijshëm

20 mijë banorë të Rekës së Keqe prej tetorit bëhen me ujë të pijshëm

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini paralajmëroi se më 1 tetor të këtij viti, 32 fshatra të Rekës së Keqe do të kyçen në sistemin e ujit të pijes për herë të parë nga KRU Gjakova.

Këto komente kryetari Gjini i bëri në debatin publik për raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis për ndërtimin e ujësjellësit për rajonin e Rekës së Keqe dhe lugut Cërragojës.


Gjini tha se të gjitha procedurat sa i përket komunës për këtë projekt janë kryer dhe nuk paraqet ndikime negative mjedisore.

“Do të bëjmë çmos që kjo punë të përfundojë shpejt. Nuk besoj që kryetari i Junikut Agron Kuqi na bën problem, sepse edhe ai e kupton që jemi duke fol për 32 fshatra me u lidhë me ujë. Komplet uji dhe traseja janë në komunën e Gjakovës”, tha Gjini.

Edhe Ismet Ahmeti kryeshef ekzekutiv i ‘KRU Gjakova’ tha se projekti është duke u zhvilluar me një dinamikë të shpejtë dhe do të jetë i gatshëm deri në tetor, ngaqë nuk paraqet implikime negative.

“Më datën 1 tetor të gjithë keni me pasur nëpër shtëpi kyçjet. Kyçjet shtëpiake keni me i bërë të gjithë vet. Kështu që ka përfunduar puna. Vendimin e ujit e kemi marrë 2018, dhe nga ana ligjore gjithçka jemi në rregull. Kështu që besoj që nuk ka me pas asnjë problem”, tha Ahmeti.

Ndërsa banori Demë Haziri u shpreh optimist se premtimi i dhënë nga kryetari i Gjakovës do të realizohet 100 përqind, dhe vlerësoj se ky projekt ka qenë mjaft i nevojshëm, sepse aktualisht ujë i puseve në atë rajon është i ndotur.

“Këtu askush nuk është kundër ujit, ujë për neve është jetike. Fëmijët tanë vazhdimisht janë të rrezikuar sepse ujin e marrim nëntokësor dhe i gjithë kanalizimi është nëpër oborre dhe shumë herë ndodhë me dalë ujë i kuq dhe nuk është i pijshëm. Pra neve me këtë projekt na zgjidhet një problem jetik”, tha Sadiku.

Ndërsa, banorë tjerë shprehën frikën se komuna e Junikut do të jetë pengesë në realizimin e këtij projekti, por kryetari i Gjakovës theksoi se nuk do të ketë asnjë pengesë nga Juniku.

Muhamet Asllani nga Brovina tha se ky projekt për ujë parandalon shpërnguljen e 20 mijë banorëve dhe nëse ka pengesa për realizim janë të gatshëm që të protestojnë.

“Pa ujë të pijes dhe ajër këtu nuk jetohet… Unë kam prit që vjen këtu edhe kryetari i komunës së Junikut. Në kohën kur ka qenë kandidat për deputet ka ardhu të kërkojë vota në Brovinë. Nuk e di nesër a i vjen marre me ardh në Brovinë që neve na pengon me ujë… Unë e di që ka me u bë, duke iu falënderuar drejtorit, kryetarit të komunës, kryeministrit, dhe do ta keni mbështetjen tonë në qoftë se është nevoja edhe me protesta”, tha Asllani.

Ndërsa, qytetari Selim Gola ka pyetur rreth ndikimeve të projektit në rrjetin e ujërave të zeza, ku për këtë kryetari Gjini tha se deri në vitin 2021 do të zgjidhet edhe çështja e ujërave të zeza. Edhe përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit deklaruan se e përkrahin projektin në fjalë.

Naim Alidemaj nga Ministria e Mjedisit tha se së shpejti do të jepet edhe pëlqimi mjedisor për ujësjellësin në Rekën e Keqe.

“Ministria e mjedisit , çdo projekt i cili gjeneron zhvillim ekonomik e përkrah, faktikisht edhe këtë projekt e përkrah. Do të mundohem që ta mbaj takimin e Komisionit sa më shpejt dhe të vendosim për dhënien e pëlqimit mjedisor dhe të filloni implementimin”, tha Alidemaj.

Projekti në fjalë ishte nis në vitin 2003, por që nuk ishte realizuar. Ujë për këto fshatra e ka burimin në bjeshkë të Babaj Bokës në Rekë të Keqe./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori