Reperi i njohur, 2 Ton së fundmi ka publikuar një album të ri muzikor, që është i pari në karrierë.

Por, krahas kësaj disa prej projekteve të përfshira në album, reperi po i realizon edhe me videoklip.


Kështu ka vepruar edhe me këngën me titullin "Gotat nalt", të cilën sot (e premte) e solli të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Screenshot 1 41 Foto: 2 Ton//Instagram

Teksti dhe melodia e projektit janë realizuar nga vet 2 Ton, ndërsa producent i këngës është Nego.

Puna për videoklipin iu besua 'Bug Production', teksa masterizimi nga Don Gima.

Ndërkohë, përveç kësaj reperi gjatë kësaj periudhe mbetet i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/