2 Korriku arrin në Skoci, nesër ndeshja ndaj Hibernian në UEFA Youth League

2 Korriku ka udhëtuar drejt Skocisë për ndeshjen e radhës në UEFA Youth League.
Skuadra kosovare do të përballet me Hibernianin skocez në gjysmëfinale të Play-Off, të Ligës së Kampionëve për të rinj.
Tanimë talentët kosovarë kanë ateruar në Skoci derisa sot do të mbajnë seancën e fundit stërvitore në tokën skoceze.
Dueli mes Hibernian U19 dhe 2 Korrikut U19 do të zhvillohet të mërkurën mbrëma në stadiumin Easter Road në EDinburgh me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































