LAJMI I FUNDIT:

“1981”, ky është libri që lyp të vidhet

“1981”, ky është libri që lyp të vidhet

Sikur titulli dhe përmbajtja të vjedhë për ta lexuar. Kështu po e vlerësojnë librin e ri të Agron Shalës që u promovua të mërkurën, bashkëpunëtorët e tij.

Vepra që flet për zhvillime të rëndësishme të së kaluarës e tashmes për popullin kosovar, parë nga këndvështrimi i autorit, po konsiderohet si një vlerë e shtuar për lexuesit.


“Është një libër me vlera të veçanta publicistike dhe eseistike, por edhe historike sepse autori, Agron Shala ka bërë një punë të madhe hulumtuese e studiuese duke ju referuar shumë materialeve të gazetarisë e madje edhe muzikës”, tha Gazmend Bytyçi, nënkryetar i Klubit Letrar “De Rada”, që është botuesi i librit, raporton Klan Kosova.

Vepra po thuhet të jetë e veçantë edhe ngase trajton këtë epokë historike siç nuk është shkruar më parë.

“Ka një stil unik, një qasje shumë interesante ndaj problemeve, dukurive e çështjeve që e preokupojnë botën shqiptare”, u shpreh Zyrafete Shala, lektore e librit.

Kurse autori tregon se për të u hulumtua qe një kohë të gjatë e i njëjti ka më shumë se 400 referenca. Por, përse u emërtua 1981?

“Është viti kur fillon kujtesa ime, dhe ajo lidhet me demonstratat e vitit 1981, me 2 prillin, kur para lagjes time parakalojnë tanket e ushtrisë jugosllave, është momenti i parë kur filloj me mbajt mend”, deklaroi Agron Shala, autor i librit.

Libri u promovua në javën aktiviteteve për nder të festës së pavarësisë që shënohet më 17 shkurt.