LAJMI I FUNDIT:

17 nëntori i vitit 2019 thuhet se është data kur është shfaqur për herë të parë coronavirusi

17 nëntori i vitit 2019 thuhet se është data kur është shfaqur për herë të parë coronavirusi

Data 17 nëntori 2019 thuhet se është data kur është shfaqur për herë të parë coronavirusi (Covid-19). Pacienti ishte një person 55-vjeçar që jeton në provincën Hubei, epiqendra e epidemisë që po tërbon botën.

Anëtarët e komunitetit mjekësor, të cilët folën në kushte anonimiteti, thanë se vetëm deri në fund të dhjetorit, spitalet kineze dihej se po përballeshin me një sëmundje të re, transmeton Telegrafi. Dhe vetëm deri në janar të vitit 2020 u shfaq shpërthimi i virusit zyrtarisht në qytetin Wuhan, shkruan The Guardian.


Tani që Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka shpallur pandeminë, shkencëtarët po punojnë kundër orës dhe po përpiqen të hartojnë modelin e transmetimit të hershëm të Covid-19. Studiuesit po përpiqen të kuptojnë se si përhapja e sëmundjes dhe si rastet e pazbuluara dhe të padokumentuara kanë kontribuar në transmetimin e kësaj sëmundje.

Pas shqyrtimit të informacionit konfidencial të qeverisë, gazeta kineze ishte në gjendje të zbulonte se sa shpejt përhapej virusi në ditët e para të tij. Që nga rasti i parë më 17 nëntor, numri është në rritje. Deri në 15 dhjetor, numri i përgjithshëm i personave me coronavirus ishte 27. Dhe deri në fund të vitit 2019, numri i të infektuarve ishte 266. Më 1 janar, numri u rrit në 381.

Më 27 dhjetor, Zhang Jixian, një mjek në Spitalin Provincial Hubei, paralajmëroi autoritetet shëndetësore se sëmundja nga të cilën vuanin pacientët ishte coronavirusi i ri .

Ndërkohë, shkencëtarët dhe studiuesit po përpiqen të lokalizojnë pacientin, të zbulojnë identitetin e tij, dhe kështu të jenë në gjendje të gjurmojnë me siguri se cili ishte burimi që e kishte origjinën Covid-19, i cili besohet se ka kaluar tek njerëzit nga një kafshë e egër, ndoshta një lakuriq.

Sipas OBSH-së, rasti i parë i coronavirusit në Kinë ndodhi në 8 dhjetor. Sidoqoftë, organizata bazohet në të dhënat që sigurojnë autoritetet zyrtare.

Nga ana tjetër, Dr. Hu Ke ka trajtuar pacientë të sëmurë kritikë në qytetin Wuhan në kushte shumë të ashpra për gati dy muaj. Në një intervistë me Efe, ai paralajmëron se virusi “nuk i dallon moshat”, megjithëse pjesa më e madhe e rasteve janë të moshës 40 deri 50 vjeç.

Hu, 55-vjeç, punon në Spitalin Popullor të Universitetit Wuhan, ku ai është gjithashtu një profesor i mjekësisë pulmonare dhe është pjesë e ekipit të ekspertëve mjekësorë të caktuar nga provinca Hubei për të luftuar sëmundjen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori