LAJMI I FUNDIT:

15,000 € për idenë më të mirë inovative për Bujqësi të Mençur ndaj ndryshimeve klimatike

15,000 € për idenë më të mirë inovative për Bujqësi të Mençur ndaj ndryshimeve klimatike

Sektori i bujqësisë në Kosovë, përveç sfidave të tjera, po përballet edhe me efektet negative të ndryshimeve klimatike.

Sfidat kryesore me të cilat përballen fermerët në këtë drejtim përfshijnë:

-temperaturat e larta (më shumë se 1 muaj me >30°C)

-ngricat e vonshme pranverore

-vërshimet

-breshëri në periudha të pa-parashikuara

-stresi nga nxehtësia – një sfidë në menaxhimin blegtoral

si dhe efekte të tjera ekstreme të motit që po ushtrojnë presion gjithnjë e më të madh mbi produktivitetin bujqësor.

Këto sfida jo vetëm që rrezikojnë kulturat e mbjellura, por gjithashtu, vënë në rrezik qëndrueshmërinë afatgjate të bujqësisë në Kosovë.

Efektet janë të theksuara veçanërisht tek fermerët e vegjël, të cilët shpeshherë nuk kanë resurset, njohuritë apo mjetet financiare për t’u përshtatur në mënyrë efektive, ndaj këtyre sfidave.

Praktikat e bujqësisë së mençur ndaj ndryshimeve klimatike (CSA) ofrojnë një mënyrë për të rritur qëndrueshmërinë ndaj tyre, duke ruajtur ose rritur produktivitetin.

Ekziston mungesë e informacionit të qasshëm mbi metodat e Bujqësisë së Mençur ndaj Klimës (CSA), mungesë e zgjidhjeve të zhvilluara ose të përshtatura në kontekstin lokal, që do të nxiste inovacionin dhe adoptimin në nivel vendor.

AgroDev ka lansuar një sfidë të hapur me qëllim promovimin e zgjidhjeve për Bujqësi të Mençur ndaj Ndryshimeve Klimatike  (CSA), dhe si rrjedhim, mbështetjen e pilot – projekteve të përzgjedhura, të cilat dëshmojnë potencial të lartë për ndikim konkret dhe të qëndrueshëm, si vazhdim i drejtpërdrejtë i kësaj thirrjeje.

Idea mund të jetë:

-Një aplikacion

-Një produkt

-Një platformë

-Një aplikacion & produkt

-Një teknologji e re

-Një kampanjë vetëdijësuese

Përfitimet për pjesëmarrësit

Pjesëmarrësit në këtë thirrje do të përfitojnë nga pjesëmarrja e tyre në mënyra të ndryshme:

-Mbështetje financiare: Tre zgjidhjet më të mira do të shpërblehen me çmime në para, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për të çuar më tej zhvillimin e projekteve. Fituesi i vendit të parë (medalja e artë) do të marrë 15,000 €, vendi i dytë (medalja e argjendtë) 10,000 €, dhe vendi i tretë (medalja e bronztë) 5,000 €. Këto fonde do të shërbejnë si bazë për avancimin e mëtejshëm të zgjidhjes suaj dhe për tërheqjen e investimeve të tjera potenciale.

-Njohja dhe vizibiliteti: Fituesit do të marrin njohje për zgjidhjet e tyre inovative, duke rritur dukshmërinë/vizibilitetin e tyre brenda komunitetit bujqësor dhe potencialisht duke tërhequr mundësi të tjera për bashkëpunim dhe investim.

Kush mund të aplikojë për sfidën për bujqësi të mençur ndaj ndryshimeve klimatike?

Aplikantët duhet të plotësojnë NJË nga kriteret e mëposhtme:

-Kanë të zhvilluar një koncept të idesë së tyre ose një MVP (produkt minimal i zbatueshëm);

-të kenë tashmë një produkt në treg;

-si dhe të jenë në gjendje të lansojnë produktin e tyre të propozuar, brenda 6 muajve të ardhshëm.

Aplikantët për sfidën CSA mund të përfshijnë:

-Fermerë, përfshirë fermerët e rinj

-Agronomët dhe studentët (të paktën në vitin e fundit të studimeve BSc.) 

-Agrobiznese

-Institucione arsimore të lidhura me sektorin privat

-Furnizues të pajisjeve bujqësore

-Ata që kanë një produkt ose shërbim që përfshin teknologji në ndonjë formë, jo vetëm në fushën e teknologjisë së informacionit (IT)

Aplikantët nga sektorët e bujqësisë dhe teknologjisë, përfshirë, por jo vetëm, agro-teknologjinë dhe teknologjitë e bujqësisë së mençur ndaj ndryshimeve klimatike, inkurajohen të aplikojnë.

Prioritet do t’i jepet zgjidhjeve që kanë një komponent të fortë agronomik në këtë thirrje.

Për më shumë informata mbi thirrjen dhe procesin e aplikimit, vizitoni linkun: https://agroportal-ks.com/grante/thirrje-per-ide-inovative-per-bujqesi-te-mencur-ndaj-ndryshimeve-klimatike/

Për më shumë informata, vizitoni rrjetet sociale të fondacionit AgroDev dhe Agro Portal:

Facebook: Agro Portal.ks

Instagram: Agro Portal.ks

LinkedIn: AgroDev Kosovo 

Afati i fundit për aplikim: 12 korrik 2025

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjykata Kushtetuese dha dritë jeshile për pensionet e viteve '90, Murati: Fitore ligjore për Qeverinë

Gjykata Kushtetuese dha dritë jeshile për pensionet e viteve '90, Murati: Fitore ligjore për Qeverinë

Ekonomi
Investime në kriptovaluta gjatë pensionimit - cilat janë përparësitë dhe mangësitë?

Investime në kriptovaluta gjatë pensionimit - cilat janë përparësitë dhe mangësitë?

Botë
ETC ndan 7 vetura në 7 qytete të mëdha të Kosovës

ETC ndan 7 vetura në 7 qytete të mëdha të Kosovës

Ekonomi
‘Merre Vetë dhe Shko’ - Ekrem Zajmi Themelues & CEO i Vetalgo-s zbulon formën e rezervimeve të mençura dhe udhëtimeve të organizuara

‘Merre Vetë dhe Shko’ - Ekrem Zajmi Themelues & CEO i Vetalgo-s zbulon formën e rezervimeve të mençura dhe udhëtimeve të organizuara

Ekonomi
Vendimi i Kushtetueses: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

Vendimi i Kushtetueses: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

Ekonomi
Zbuloni mundësi të reja pune me Telegrafi Jobs

Zbuloni mundësi të reja pune me Telegrafi Jobs

Ekonomi
Kalo në kategori