Mbi 150 mijë të rinj, të cilët kanë mbushur 18 vjet, do të votojnë për herë të parë të dielën më 11 qershor në zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend.
Analistët politikë në vend thonë se votat e reja do të jenë vendimtare në përzgjedhjen e subjektit i cili do të qeverisë në katër vjetët e ardhshme, shkruan “Zëri”.
Analisti politik, Ramush Tahiri, thotë se duke pasur për bazë që dy koalicionet PDK-AAK-Nisma dhe LDK-AKR-Alternativa mund të kenë dallime në dy ose tre deputetë, atëherë 150 mijë votuesit e rinj do të kenë rol vendimtar për përcaktimin e fituesit në këtë zgjedhje.
“Duhet theksuar së në bazë të disa analizave një pjesë e këtyre të rinjve diku rreth 30% janë përcaktuar për ‘Vetëvendosjen’, pasi të rinjtë janë të prirë të shkojnë kah revolucioni dhe duket se kjo parti ka platformën që i tërheq më shumë ata, por që prapëseprapë kjo nuk ka peshë të madhe pasi që nëse 70% e tyre ndahet kah subjektet e tjera, atëherë do të jenë përcaktues për dy koalicionet e mëdha”, ka thënë ai.
Tahiri më tej ka shtuar se një gjeneratë e re e lindur pas lufte votën e tyre nuk do ta japë në bazë të vendit nga vjen apo rrethit familjar, por nga ajo çka i ofrohet tek një parti. “Duhet theksuar se nëse deri më tash ka ndikuar rrethi ose familja në përzgjedhjen e subjektit, tash gjeneratat e reja nuk ndikohen më, ata më se shumti janë të interesuar për platformën politike që partitë ua ofrojnë për të ardhmen e tyre”, ka thënë Tahiri.
Ndërsa, analisti Imer Mushkolaj thotë se këta të rinj të cilët votojnë për herë të parë, duke u bazuar në gjendjen ekonomike në të cilën ndodhet Kosova, është e natyrshme që nuk votojnë si prindërit e tyre, por ata kërkojnë ndryshim.
“Është e logjikshme që vota e të rinjve, që në këto zgjedhje do të votojnë për herë të parë, të jetë ndryshe nga ajo e prindërve të tyre. Të rinjtë kërkojnë ndryshimin dhe gjendja ekonomike e sociale në të cilën jetojmë është arsye e mjaftueshme që ata të votojnë për ndryshimin”, ka thënë ai.
Mushkolaj më tej shtoi se e ardhmja e zymtë në Kosovë do të determinojë edhe votën e tyre.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit