LAJMI I FUNDIT:

15 të arrestuar në Tiranë, shpërndanin kokainë dhe heroinë afër shkollave

15 të arrestuar në Tiranë, shpërndanin kokainë dhe heroinë afër shkollave

Policia e Tiranës ka njoftuar sot arrestimin e 15 personave gjatë operacionit antidrogë “Tentakulat”.

Pas një hetimi disa mujor, prokuroria dha urdhër ndalimi për 15 persona dhe në kërkim janë dy të tjerë, të cilat shpërndanin heroinën kokainë dhe kanabis në zonat afër shkollave në Tiranë dhe në lokalet e natës.

Në prangat e policisë kanë rënë: E. H. 24 vjeç, E. H. 23 vjeç, R. M., 41 vjeç, A. M., 25 vjeç, L. H., 31 vjeç, S. M., 25 vjeç, E. K., 30 vjeç, H. K., 25 vjeç, I. E., 26 vjeç, R. K., 61 vjeç, D. Z., 22 vjeç, K. P., 25 vjeç, A. S., 45 vjeç, K. B., 23 vjeçe dhe B. K., 37 vjeç. Ndërkohë nën hetim janë 14 persona të tjerë.


Gjithashtu, si rezultat i këtij operacioni u sekuestruan: 745 gramë lëndë narkotike kokainë, 110 gramë lëndë narkotike heroinë, 1.3 kg lëndë narkotike kanabis, shuma parash, në euro, dollarë dhe lekë, 5 peshore elektronike, 25 aparate celulare e 6 automjete, 1 motomjet dhe 1 biçikletë, që përdoreshin për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, përgjatë këtij viti, ka finalizuar 38 operacione policore në fushën e narkotikëve, gjate të cilëve janë sekuestruar 6.5 kg lëndë narkotike kokainë, 73 kg cannabis sativa, 52 kg cannabis sativa në formë çokollate. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori