LAJMI I FUNDIT:

Më 15 mars merret vendimi për të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit

Më 15 mars merret vendimi për të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor që udhëheq rastin për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, Dobrilla Kacarska, seancën në të cilën do të sillet aktgjykimi e caktoi për më 15 mars.

Kacarska tha se lënda është e madhe, gjegjësisht ka shumë prova duke përfshirë edhe video pamjet që duhet të shqyrtohet në detaje edhe një herë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Procesi gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit, filloi në gusht të vitit të kaluar kundër 33 personave, ndërsa në pajtim me Ligjin për amnisti 15 persona u liruan nga akuzat.

Në bankën e të akuzuarve mbetën: Mitko Çavkov, Dushko Lazarov, Goran Gjoshevski-Levi, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Oliver Radulov, Igor Durllovski, Jane Çento, Igor Jug, Aleksandar Vasilevski-Ninxha, Nikola Mitrevski-Koljo, Mladen Dodevski, Gorançe Angelovski, Vlatko Trajkovski dhe Villiam Mihajlovski, të cilët ngarkohen për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”./Telegrafi/