LAJMI I FUNDIT:

Më 15 dhjetor do të fillojë gjykimi ndaj Muhamed Zekirit

Më 15 dhjetor do të fillojë gjykimi ndaj Muhamed Zekirit

Gjykimi për sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë Muhamed Zekiri do të nis me 15 dhjetor.

Gjykim do të udhëhiqet nga gjykatësja Fanka Janqulleva Mihaillovska, e cila gjithashtu udhëheq procesin gjyqësorë në rastin “Softuerët”, ku i akuzuar është Dragi Rashkoski, gjithashtu ish sekretar i përgjithshëm i Qeverisë.


Ndryshe, Zekiri akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, respektivisht i njëjti dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 89.385.255,00 denarë.