LAJMI I FUNDIT:

140 shtetas të Maqedonisë luftojnë në Siri dhe Irak (Video)

140 shtetas të Maqedonisë luftojnë në Siri dhe Irak (Video)

Rreth 140 shtetas të Maqedonisë supozohet se janë në Siri dhe Irak, por jo të gjithë përkrah të Shtetit Islamik. Sipas zëdhënësit të BFI-së Agron Vojnika 20 prej tyre mendohet se gjenden në zonat e luftës. Ndërkohë që një numër i madh me ndryshimet në Kodin Penal ku parashikohet dënime për ata që rekrutojnë dhe marrin pjesë në luftëra jashtë vendit hezitojnë të kthehen në vend.

“Jo të gjithë kanë shkuar për qëllime të luftës shumica e këtyre përpiqen të kthehen mbrapa, por me sjelljen e ligjit për persona që marrin pjesë në luftërat e huaja edhe pamundësia për të dal nga ai rreth i luftës ata kanë ngelur atje. Fatmirësisht do të thosha se numri nuk është edhe aq i madh sa që përpiqen ta paraqesin disa qarqe, ne jemi duke e vërejtur një tendencë nga qarqe të ndryshe anti shqiptare dhe anti islame të cilët përpiqen ta frynë këtë numër”, tha Agron Vojnika, zëdhënës i BFI-së.


Ndërkohë eksperti për radikalizëm Adrian Shtuni thotë se personat e kthyer nga këta zona të luftës duhet të risocializohen. Sipas tij dënimet me burg nuk janë zgjidhje.

“Burgu nuk është zgjidhje se nëse nuk trajtohen mirë këta individë mund të kryejnë radikalizëm të mëtejshëm jo duke gjeneralizuar, jo duke paragjykuar, pra ka rrezikshmëri se çdo gjë që është e dhunshme dhe ekstremiste automatikisht nuk mund të mos ketë rrezikshmëri , por duhet të trajtohen nën mënyrë më të avancuar”, u shpreh Adrian Shtuni, ekspert për ekstremizmin, njofton Alsat-M.

Nga Ministra për punë të brendshme nuk japin informata rreth numrit të qytetarëve të Maqedonisë që gjenden në Siri dhe Irak, nën arsyetimin se për momentin në vend është duke u zhvilluar procesi gjyqësor kundër 11 personave të cilët akuzohen se kanë rekrutuar qytetarë dhe kanë marrë pjesë në luftimet në Siri, 6 prej të cilëve pjesërisht e kanë pranuar veprën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori