Kushtetuta e Kosovës u miratua më 9 prill të vitit 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të atij viti. Ajo ka karakter shtetformues dhe dita e ratikimit të saj është festë në Kosovë, derisa një gjë e tillë nuk ndodh në shtetet e tjera.
Një prej hartueseve kryesor të saj, profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami thotë se Dita e Kushtetutës duhet të shënohet edhe për të falënderuar dëshmorët dhe martirët që kanë dhënë kontribut në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Bajrami thotë se shkrimi i Kushtetutës është akt historik.
“Një e treta e Kushtetutës ka dalë nga Plani i Ahtisarit dhe aty kemi bërë luftën kryesore me ekspertët e Ahtisarit për përmbajtjen e Kushtetutës dhe kompromiset që janë bërë kryesisht te të drejtat e pakicave, të shumica e dyshtë, të çështjet e interesit vital, të disa të drejta që u janë dhënë pakicave sidomos komunitetit serb i cili fatkeqësisht po i keqpërdorë, nuk po i përdorë për arsyen e vërtetë çfarë ne i kemi dhënë, por po i keqpërdorë duke e bllokuar shtetin e Kosovës, duke penguar vendimmarrjen politike në Parlamentin e Kosovës dhe Qeverinë e Kosovës dhe duke mundësuar ndikimin serb në politikbërjen e Kosovës”, thotë Bajrami.
Lidhur me këtë, Bajrami thotë se duhet të arrihet një unitet në mes të opozitës dhe opozitës për ligjet që kërkojnë dy të tretat në Kuvend dhe marrëveshjet ndërkombëtare, duke përmendur si shumë të nevojshëm bashkëpunimin me komunitetet pakicë jo serbe.
Në këtë mënyrë, sipas tij, do të relativizohej plotësisht ndikimi i Listës Serbe dhe e njëjta nuk do të mund të pengonte shtetin e Kosovës, siç ka ndodhur me rastin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës.
Ndër të tjera, Bajrami vlerëson se institucionet e Kosovës kanë dështuar të shënojnë në mënyrë dinjitoze Ditën e Kushtetutës.
Sipas tij, më 9 prill do të duhej të mbahej seancë solemne në Kuvendin e Kosovës dhe se janë të nevojshme aktivitetet me të rinjtë dhe nxënësit në shkolla, në mënyrë që të tregohet rëndësia e aktit më të lartë juridik të shtetit. Profesori i së Drejtës Kushtetuese thotë se politikanëve në Kosovë u kujtohet Kushtetuta vetëm kur duan të marrin ose ruajnë pushtetin.
“Nëse i sheh shkeljet kushtetuese këto 13 vjet, nëse e sheh kush e ka shkelë Kushtetutën, shkelësit kryesorë janë vet shteti, institucionet shtetërore, kemi dy presidentë të larguar për shkak të shkeljes së Kushtetutës, kemi dhjetëra ligje të anuluara, kemi dhjetëra akte të qeverive, kryeministrave të anuluara, kemi shumë akte të komunave të anuluara, madje kemi edhe vendime të Gjykatës Supreme të cilat Gjykata Kushtetuese i ka shpallë jo kushtetuese. Pra kush po e shkelë kushtetutën, vet shteti dhe institucionet shtetërore, qytetarët praktikisht këtu janë viktima, sa herë që shteti e shkelë kushtetutën viktima janë qytetarët, ata pësojnë sepse dëmin nuk e kanë vet liderët, as kryetarët e partive, pra dëmi shkon të qytetarët me krizë politike, me mungesë të zhvillimin ekonomik, me papunësi”, thotë ai.
Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës thotë se skeptikët duhet ta dinë që kjo kushtetutë do të funksionojë shumë më gjatë sesa ishte parashikuar.
“Kushtetuta është jashtëzakonisht e qartë por kultura politike është e mangët të ne dhe ambicia e politikanëve për të marrë pushtetin ka abuzuar me Kushtetutën. Ne nuk kemi bërë një kushtetutë të modelit kinez apo indian me pesë mijë nene, ne kemi bërë një kushtetutë për mirëqeverisje, për njerëz të kulturuar, për lidership të kulturuar që nuk shkelin kushtetutën dhe nuk vrapojnë për të marrë pushtetin duke abuzuar me Kushtetutën sepse sa herë që janë ngritë rastet e mëdha në Gjykatën Kushtetuese, edhe në 2014 të rasti VLAN, dhe pastaj, gjithmonë Gjykata Kushtetuese ka konrmuar që normat kushtetuese janë të qarta”, shton Bajrami.
Kushtetuta e Kosovës, e miratuar më 9 prill 2008, është përgatitur përmes një procesi të përshpejtuar dhe është hartuar nga një numër i vogël i ekspertëve vendorë, nën mbikëqyrjen e ekspertëve ndërkombëtarë. Këta të fundit u siguruan që dispozitat e saj të jenë në pajtueshmëri me Pakon e Ahtisarit./kp/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çahet tubi i gazit në një karburant në Tiranë, evakuohen banorët në zonë

Hoxhaj: Nëse BE dëshiron të mbetet e besueshme, ajo duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë

Joseph: Shtëpia e Bardhë e alarmuar për situatën, Ambasada amerikane në Beograd nuk i ri-shpërndanë mesazhet e krizës

Kërcënohet në rrjetet sociale një polic në veri

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Kurti: Prej 24 shtatorit, sulmit terrorist ndaj Kosovës asgjë më nuk është e njëjtë

Biseda telefonike Kurti - Sullivan, Shtëpia e Bardhë e shqetësuar me dislokimin e forcave serbe në kufi me Kosovën

SHBA kërkoi nga Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën, reagon Rama

Edhe ambasadori Hovenier reagon për mobilizimin ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovën

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

SHBA kërkoi nga Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën, reagon Rama

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Blinken-Vuçiqit: Përgjegjësit për sulmet në veri, që tani ndodhen në Serbi - duhet të mbajnë përgjegjësi

Gjermania mendon se KFOR-i nuk duhet të marrë kontrollin në veri

Kurti kërkon ndihmën amerikane kundër planeve luftarake të Serbisë

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën