LAJMI I FUNDIT:

13 profesorë nga Evropa bashkohen në Kosovë për Javën Ndërkombëtare të Mësimdhënies

13 profesorë nga Evropa bashkohen në Kosovë për Javën Ndërkombëtare të Mësimdhënies

Sot shënon fillimi i ngjarjes së shumëpritur, Java e Gjashtë Ndërkombëtare e Mësimdhënies, organizuar nga #UNI-Universum International College fuqizuar nga Arizona State University. Ngjarja do te zgjas nga data 4 deri më 8 dhjetor, ku marrin pjesë profesorë të njohur nga universitetet partnere nga vende si Belgjika, Portugalia, Rumania, Lituania,  Polonia dhe Bullgaria.

Profesorët pjesëmarrës vijnë nga institucione të njohura si Universiteti Mykolas Romeris (Lituani), Thomas More (Belgjikë), Universiteti Powislanska (Poloni), Instituto Politécnico de Santarém (Portugali), dhe Universiteti i Veliko Turnovo (Bullgari). Lista e plotë e ligjëratave dhe punëtorive të zhvilluara nga këta profesorë ndërkombëtarë mund të gjendet në orarin e ngjarjes.

Kjo nismë rithekson përkushtimin e UNI-t për ndërkombëtarizimin, duke e pozicionuar atë si institucioni lider në rajon për nxitjen e një mjedisi akademik të globalizuar. Ndërsa dita e parë po shpaloset, studentët dhe profesorë presin me padurim pasurinë e njohurive dhe shkëmbimit kulturor që premton të japë Java Ndërkombëtare e Mësimdhënies.

Në kuadër të Javës së Gjashtë Ndërkombëtare të organizuar nga Uni-Universum International College fuqizuar nga Arizona State University u mbajt edhe Konferenca Shkencore mbi çështjet Politike, Sociale, Ekonomike dhe Shëndetësore.

Gjatë konferencës u prezantuan shumë punime nga studiues ndërkombëtar dhe vendor nga fusha e ekonomisë, shkencave politike, atyre juridike si dhe shkencave kompjuterike. Diskutimet dhe shkëmbimet e njohurive gjatë kësaj konference kultivuan një mjedis të pasur shkencor dhe inkurajuan bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor. Pjesëmarrja e gjerë dhe diversiteti i temave bënë të mundur një platformë stimuluese për reflektim dhe zhvillim të ideve.

Për më shumë informata rreth mundësive të studimit kontakto +38344144062, info@universum-ks.org ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

#UNI është institucioni 𝐧𝐨#𝟏 në rajon për ndërkombëtarizim.

#EmpoweringKosova

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Kalo në kategori