LAJMI I FUNDIT:

13 mijë e 910 gjilanas janë vaksinuar kundër COVID-19

13 mijë e 910 gjilanas janë vaksinuar kundër COVID-19

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, në takimin e mbajtur sot, të udhëhequr nga nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, kanë bërë vlerësimin e gjendjes aktuale dhe duke marrë parasyshë që me ardhjen e mërgatës në shtëpitë dhe familjet e tyre, kërkohet vigjilencë dhe kujdes i shtuar për parandalim të virusi dhe vaksinimi të vazhdoj edhe me numër më të madh.

Nënkryetari Ismajli ka bërë të ditur se deri tani janë vaksinua 13 mijë e 910 gjilanas kundër COVID-19, derisa konfirmoi se procesi i vaksinimit po shkon shumë mirë dhe tashmë është zgjeruar edhe vaksinimi, që duhet të bëhen përmes termineve online për të caktuar datën e vaksinimit.


Ai ka potencuar se të gjithë ata që janë testuar dhe në rezultatin e tyre konfirmohet se janë të infektuar me virusin COVID-19, duhet të qëndrojnë në vetizolim.

“Tani kemi vetëm 28 raste aktive dhe fatbardhësisht janë duke respektuar e rekomanduar protokollin e vetizolimit, vetëm dy prej tyre janë në hospitalizim, derisa mostra në pritje janë vetëm 12 sosh. Vaksinimi është rruga më e mirë e imunizimit kundër virusit, prandaj aplikoni në bazë të udhëzimeve të ministrisë për t’u vaksionuar. Komuna e Gjilanit dhe Qendra Operative Emergjente janë vazhdimisht në monitorim të gjendjes për ruajtjen e shëndetit publik deri në stabilizimin e plotë”, ka thënë ai mes tjerash.

Për ndryshe, gjendja e përgjithshme në bazë të statistikave zyrtare konfirmohet se gjithsej kemi 6340 qytetarë të shëruar, 147 qytetarë që kanë humbur betejën me Covid-19, 28 raste aktive, deri më sot janë testuar gjithsej 21 mijë e 962 qytetarë dhe të hospitalizuar sot janë vetëm 2 qytetarë që po monitorohen vazhdimisht nga mjekët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori