LAJMI I FUNDIT:

1,200 britanikë mbërrijnë në Shqipëri përmes portit të Himarës, Rama: Presim edhe 5,000 turistë të tjerë

1,200 britanikë mbërrijnë në Shqipëri përmes portit të Himarës, Rama: Presim edhe 5,000 turistë të tjerë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë sot se 1,200 vizitorë britanikë kanë mbërritur në Shqipëri përmes portit të Himarës në bregdetin jugor të vendit.

Rama ka publikuar edhe foto nga mbërritja e turistëve nëpërmjet një postimi në Facebook.


“1,200 vizitorë britanikë kanë mbërritur në Shqipëri përmes portit të Himarës. Në ditët në vijim do të presim edhe 5000 turistë të tjerë që do të vizitojnë bregdetin tonë”, ka shkruar Rama.

Mbi 1 milion të huaj kanë hyrë në Shqipëri në 4 muajt e parë të vitit, ku numri më i madh është shënuar në muajin prill me 40 për qind të totalit.

Shifrat tregojnë se pandemia Covid-19 po lihet pas, dhe lëvizja e lirë po kthehet në fazën normale, të ngjashme me atë të vitit 2019.

Të dhënat e Institutit të Statistikave INSTAT tregojnë se vizitorët u rritën ndjeshëm në prill, muaj që përkon me rritjen graduale të temperaturave, njëherësh edhe me heqjen e masave anti-COVID. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori