LAJMI I FUNDIT:

120 mijë euro Dumanit për t’i vrarë gruan, SPAK kërkon mbi 6 vite burg për avokatin

120 mijë euro Dumanit për t’i vrarë gruan, SPAK kërkon mbi 6 vite burg për avokatin

SPAK ditën e sotme në seancën gjyqësore ka dhënë pretencën për avokatin Alban Bengasi, duke kërkuar ndaj tij 6 vite e 6 muaj burgim, që me përfitimin e gjykimit të shkurtuar, do të duhet të vuajë 4 vite e 4 muaj.

Prokurori i çështjes kërkoi deklarimin fajtor të Alban Bengasit për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal (me F.Qoli, E. Bitri, N. Dumani e një tjetër person të panjohur) dhe ‘Dhunë në Familje’ ndaj bashkëshortes (sot të ndarë).


Kujtojmë se emri i avokatit Bengasi u bë publik pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili tha se avokati kishte porositur vrasjen e gruas së tij, duke premtuar 120 mijë euro për kryerjen e këtij krimi./Euronews Albania