12 vite burg, anëtarit të

Kreshnik Spahiu, i cili u hetua dhe u gjykua në mungesë, është shpallur dje fajtor nga Gjykata për Krime të Rënda në kryeqytet, pas shqyrtimit të çështjes nga themeli në 88 seanca gjyqësore. Në gjyq u vërtetua se rrëmbimi dhe mbajtja peng e Nazifit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2002, ka për autorë Kreshnik Spahiun, i cili ndodhet i lirë në Zvicër dhe shtetasin Gentian Caka, i dënuar edhe ky me 12 vjet burg, njofton gazeta “Shekulli”.
Sipas trupit gjykues, të kryesuar nga gjyqtari Klodian Kurushi, i pandehuri Spahiu me vetëdije të plotë dhe në bashkëpunim me Cakan ka kryer veprën penale të "pengmarrjes" së biznesmenit, Halit Nazifi, duke i kërkuar familjarëve të tij 1 milion USD kundrejt lirimit.
Trupi gjykues, pas tërheqjes në dhomën e këshillimit, vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë, duke e dënuar të pandehurin Spahiu me 12 vjet burg. Me vendimin e djeshëm iu dha zgjidhje edhe të fundmit prej pengmarrjeve më të bujshme, e ndodhur 8 vjet më parë. /Telegrafi/



















































