LAJMI I FUNDIT:

12 minatorë lëndohen në Minierën e Trepçës

12 minatorë lëndohen në Minierën e Trepçës

12 minatorë kanë pësuar lëndime në Minierën e Trepçës të mërkurën, pas shpërthimit të një cisterne me acid.

Të njëjtit po trajtohen në Spitalin e Mitrovicës, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.


Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e këtij spitali, Nita Mustafa.

“Janë 12 pacientë që kanë kërkuar ndihmë, dy janë me lëndime më të rënda dhe po trajtohen në repartin e Oftalmologjisë, në Spitalin e Mitrovicës”, është shprehur Nushi.

Ajo ka bërë të ditur se për detaje të tjera do të dalin me komunikatë për media pas pak minutash. /Telegrafi/