LAJMI I FUNDIT:

12 fshatra të Podujevës, përfitojnë rrjet të ri energjetik dhe furnizim stabil me rrymë

12 fshatra të Podujevës, përfitojnë rrjet të ri energjetik dhe furnizim stabil me rrymë

Janë 12 fshatra rreth zonës së Orllanit të Podujevës që kanë përfituar rrjet të ri energjetik të Tensionit të Lartë dhe furnizim stabil me rrymë nga investimi i KEDS-it, me projektin e përfunduar “10 kv Orllani”.

Ky projekt që rrjedh nga MasterPlanit i hartuar nga KEDS-i. Përfituesit më të mëdha direkt nga ky projekt janë fshatrat Orllan dhe Brainë, ku 512 familje i gëzohen këtij investimi.


Trafo-kulla e vjetër më nuk është aty dhe në vend të saj KEDS ka vendosur një re me një kapacitet prej 400 kV , që bashkë ma ato ekzistueset përmbushin nevojat për banorët vendas.

Projekti i përfunduar, edhe për bizneset e kësaj ane ka ofruar kushte shumë më të mira.

Menaxheri i restoranit “Liqeni” që gjendet në këtë zonë, Mustafë Troshi, për projektin e përfunduar  nga KEDS-i  thotë se ka ofruar kushte shumë të mira dhe stabilitet energjetik, përcjell Telegrafi.

“Rrjeti elektrik në këto anë ka qenë në gjendje të mjerueshme dhe ka pasur shumë ndërprerje.

Për ne është shumë i nevojshëm ky projekt, sepse me stabilizimin e rrymës rritet edhe siguria e shërbimit për klientët tanë ”, ka thënë Troshi.

Me ndërtimin e këtij largpërçuesi janë evituar prishjet e shpeshta dhe ndërprerjet e zgjatura të energjisë elektrike, pasi që rrjeti i mëparshëm ka qenë tepër i vjetruar dhe i shtrirë nëpër terren kodrinoro-malor, ku është vështirësuar evitimi i prishjeve. Tani rrjeti i ri shtrihet përgjatë rrugës kryesore, ku edhe punët e mirëmbajtjes do të jenë më të lehta.

Të kënaqur më këtë ndryshim të ri energjetik shprehen edhe banorët e amvisërisë.

“Në fshatin tonë e kena pas një shprehje: “Nji zog me hip në tel e nal rrymën” , çdo herë me probleme, tash është diçka krejt tjetër. Edhe moti kur po ndryshon nuk vërehet, se rryma tash është super. Falënderojmë KEDS-in që me këtë punë na e ka letu jetën”, ka thënë Mentor Haliti, banor i fshatit.

Pamjes të bukur natyrore të kësaj zone i kanë dhënë hijeshi edhe ndryshimet energjetike nga KEDS-i.

Janë edhe shumë e shumë projekte të tjera në implementim e shumë të tjera që presin të realizohen nga KEDS-i për të qenë sa më afër konsumatorëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori