LAJMI I FUNDIT:

110-vjetori i Pavarësisë, Xhaçka: Kombi ynë është rreshtuar në anën e duhur të historisë

110-vjetori i Pavarësisë, Xhaçka: Kombi ynë është rreshtuar në anën e duhur të historisë

Ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka shpërndatë sot në mesazh urimi për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Xhaçka theksoi se ky është një moment krenarie për gjithë shqiptarët, por edhe një moment për të reflektuar mbi arritjet dhe punën që duhet çuar përpara.


“Sot Shqipëria është një realitet krejt ndryshe. Vendi ynë, kombi ynë është rreshtuar në anën e duhur të historisë ashtu si 110 vjet më parë kur shqiptarët triumfuan në luftën e tyre për pavarësi. Sot, Shqipëria është anëtare e NATO-s, ka hapur negociatat me BE-në, qëndron e ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe po kontribuon në disa prej çështjeve më të rëndësishme me të cilat bota po përballet”, u shpreh ajo në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale,

Më 28 Nëntor 1912, u hap Kuvendi i Vlorës me 37 delegatë nga e gjithë Shqipëria. Kryetar i tij u zgjodh Ismail Qemali, i cili deklaroi se shpëtimi i vetëm i Shqipërisë është shpallja e pavarësisë, krijimi i qeverisë, zgjedhja e pleqësisë, që do ta kontrollojë atë dhe dërgimi i një komisioni, për të mbrojtur çështjen shqiptare para Fuqive të Mëdha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori