LAJMI I FUNDIT:

11-vjeçarja nga Durrësi merret peng, kjo është ndërhyrja e forcave speciale për ta shpëtuar atë (Video)

11-vjeçarja nga Durrësi merret peng, kjo është ndërhyrja e forcave speciale për ta shpëtuar atë (Video)

Policia publikoi pamje të ndërhyrjes së forcave RENEA për të shpëtuar një 11 -vjeçare të marrë peng nga një fqinj i saj.

Sipas policisë, më datë 15.08.2016, rreth orës 07:00, në Kodër Rrashbull, shtetasi Arben Kabashi, 46 vjeç, ka kapërcyer murin rrethues dhe është futur në banesën e komshiut, ku ka marrë me forcë në banesën e tij vajzën e komshiut, shtetasen e mitur, Xh.K.- 11 vjeçe.


Dritëhijet e vrasjes së 29-vjeçarit shqiptar në komisariatin grek
Lexo po ashtu Dritëhijet e vrasjes së 29-vjeçarit shqiptar në komisariatin grek

Në banesë ndodheshin vetëm tre vajzat pasi prindërit kishin ikur në punë më herët.

Me të marrë njoftimin menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë së Durrësit, të cilët kanë bërë rrethimin e banesës.

Shtetasi i lartpërmendur, i cili vuan nga depresioni mbante në dorë një thikë dhe kërcënonte se do të vriste vajzën, shkruajnë mediat shqiptare.

Ndodhur në këto kushte, në pamundësi të faktorit kohë për të pritur forcat më të specializuara për të tilla ndërhyrje, Efektivat e Policisë Durrës duke parë që po i kërcënohej seriozisht jeta vajzës, me iniciativë dhe me profesionalizëm kanë ndërhyrë me shpejtësi në disa drejtime duke i tërhequr vëmendjen agresorit.

Falë ndërhyrjes së Policisë së Durrësit është bërë e mundur që e mitura të nxirret nga banesa e shtetasit Arben Kabashi dhe është dërguar në banesën e saj.

Fatmirësisht vajza është në gjendje të mirë shëndetësore, por e traumatizuar psikologjikisht ku policia menjëherë i ka çuar një psikologe.

Në banesën e agresorit ishte edhe nëna e tij, ku falë ndërhyrjes së policisë është bërë e mundur nxjerrja e saj nga banesa.

Grupi i negociatorëve të Reneas në bashkëpunim më Policinë e Durrësit pas disa orë negociatash kanë përdorur një gaz neuroparalizues duke mundësuar neutralizmin dhe kapjen e shtetasit Arben Kabashi.


pamjet e aksionit te arrestimit te pengmarresit by lapsi-al

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori