Një djalosh 11-vjeçari vuan nga një sëmundje e rrallë që e bën lëkurën e tij të bjerë në copa sapo ka kontaktin më të vogël.

Rhys Williams nga Bolton, është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë të lëkurës që quajtur dyztrofik epidermik, e cila bën që t’i bjerë në copa sapo të ketë kontaktin më të vogël me dikë.


Fërkimi më i vogël me lëkurën e tij mund ta lërë atë me plagë të mëdha.

Djaloshi gjendet në një karrige me rrota sepse nuk mund t’i shtrijë këmbët e të ecë për shkak të sëmundjes.

Prindërit e tij, të cilët kujdesen për të gjatë gjithë kohës, ia ndërrojë fashat çdo tre orë që djaloshit atij të mos i ngjitet ndonjë infeksion vdekjeprurës, transmeton tvklan.

Dhembjet e tij ndonjëherë janë aq të mëdha sa atij i duhet të marrë morfinë për ta kontrolluar.

1

2