LAJMI I FUNDIT:

100 euro për fëmijë, Qeveria miraton vendimin

100 euro për fëmijë, Qeveria miraton vendimin
Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës sot mori vendim që të ndajë nga 100 euro për fëmijë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot në mbledhjen e Qeverisë se po përmbushin edhe një premtim që e kanë dhënë, raporton Telegrafi.


“Qeveria jonë përkujdeset për të gjithë brezat, e veçanërisht për ata që kanë nevojë… Është fjala për subvencionimin e të gjithë fëmijëve bazuar në të ardhurat e familjes. Besoj ju kujtohet premtimi se çdo vit secili fëmijë do të përfitojë 50, 100 apo 150 euro varësisht nga të ardhurat e prindërve.

Sivjet kemi vendosur që të gjithë fëmijët pa dallim të përfitojnë nga skema dhe shuma e përfitimit të jetë 100 euro…

Planifikojmë që kjo skemë të sofistikohet edhe më tutje duke filluar me zbatimin e deklarimit të të ardhurave vjetore nga prindërit përfitues ashtu që të ketë dallim në mbështetje… Ata që kanë më pak të ardhura të përfitojmë më shumë”, tha Kurti.

Ky vendim u miratua në fund të mbledhjes së Qeverisë. /Telegrafi/